Belgjika renditet në vendin e 12-të në botë, për numrin e viktimave. Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë në muajin mars, Belgjika nuk ka regjistruar raste të vdekjeve nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i viktimave ka shkuar në 9.787, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 62.781.
Belgjika ka vendosur masat e izolimit në 14 mars, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Disa masa janë lehtësuar gjatë muajit maj.