Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pandemia/ Edhe sa kohë duhet të jetojmë kështu? Ja skenarët e mundshëm

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pandemia/ Edhe sa kohë duhet të jetojmë kështu? Ja skenarët e mundshëm

Nga: Joe Pinsker “The Atlantic”

Koronavirusi i ri ka ndërprerë jetën e zakonshme të shumë njerëzve anembanë botës, me mbylljen e bizneseve, anulimin e tubimeve të mëdha dhe mbylljen e njerëzve në shtëpi. Të gjithë me siguri po pyesim veten: Kur do të kthehen gjërat në normalitet?

Përgjigja është e thjeshtë, edhe pse jo shumë e pëlqyeshme: kur një pjesë e mjaftueshme e popullsisë – ndoshta 60-80 përqind e njerëzve – të jetë rezistente ndaj COVID-19, për të penguar përhapjen e sëmundjes nga një person tek tjetri. Ky është synimi përfundimtar, edhe pse askush nuk e di saktësisht se sa kohë do të duhet për të arritur në këtë pikë.

Ka 2 rrugë realiste për të arritur “imunitetin e mjaftueshëm të populates”. Njëra është zhvillimi i një vaksine. Tjetra është që sëmundja të përhapet midis popullatës, duke vrarë me siguri shumë, por edhe duke lënë shumë të tjerë – ata që preken dhe me pas shërohen – të imunizuar nga virusi. J cilët janë 4 skenarët kryesorë:

Skenari i parë: Pandemia do zgjasë edhe 1-2 muaj

SHBA mund të heqe dorë nga pjesa më e madhe e distancimit sociale brenda 1-2 muajsh, nëse koronavirusi rezulton se “të mos jetë një patogjen serioz” mendon Uilliam Heneixh, profesor i epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard.

Por zbatimi i dobët i masës së distancimit social mund të prodhojë atë që Endrju Nojmer, profesor i shëndetit publik në Universitetin e Kalifornisë, e quan “një rritje të madhe e të shpjetë” të infektimeve të reja gjatë muajve të ardhshëm, duke e mbingarkuar sistemin e spitalor dhe duke vrarë një numër të madh njerëzish.

Për 1-2 muaj, autoritetet e shëndetit publik dhe studiuesit ka të ngjarë të kuptojmë më mirë nëse ata që shërohen nga koronavirusi janë apo jo imunë ndaj infeksioneve të ardhshme, dhe nëse po, për sa kohë.

Skenari i dytë: Pandemia do të zgjasë 3-4 muaj

Në këtë afat kohor, Haneixh thotë se “do mësojmë disa gjëra thelbësore mbi koronavirusin, që na bëjnë shumë më të sigurt në lidhje me aftësinë për të rifilluar aktivitete të ndryshme”. Njëra prej tyre mund të jetë edhe mësimi nëse kemi apo jo një imunitet të konsiderueshëm përmes infeksioneve të buta apo edhe atyre asimptomatike.

Në këtë fAzë kanë rëndësi 2 lloje testimesh: një që zbulon praninë e vetë virusit, dhe një tjetër që zbulon antitrupat që njerëzit zhvillojnë kur janë imunë ndaj tij. Me këtë informacion të ri, Haneixh thotë se mund të jetë i mundur izolimi i njerëzve që janë infektues, teksa një pjesë e madhe e populates i rikthehet disi jetës normale.

“Për shembull, në një restorant mund të kemi më pak tavolina, ose një numër më të vogël njerëzish në një kafene”- thotë ai. Majkëll Stoto, profesor i administrimit të sistemeve shëndetësore dhe shëndetit të popullatës në Universitetin Xhorxhtaun, thotë se 3 ndryshore diktojnë përhapjen e një sëmundjeje:sa njerëz takon mestarisht në ditë një person kur xmund të ndodhë transmetimi, nga shansi që virusi të transmetohet në secilën nga ndërveprimet, dhe numri i njerëzve që takoni në ditë që janë vetë të infektuar”.

Për shembull, nëse shqyrtimi i të dhënave, do të tregojë se zvogëlimi i numrit të takimeve të njerëzve (ndryshorja e parë) do të ishte shumë efektiv, ndoshta restorantet dhe bizneset e vogla do të rihapeshin, por aktivitetet e mëdha si koncertet do të anuloheshin ose do të shtyheshin për më vonë.

Skenari i tretë: Pandemia do zgjasë 4-12 muaj

Një pyetje kryesore, të cilës nuk i është dhënë ende një përgjigje e prerë është nëse përhapja e COVI-19, ashtu si e gripit, do të ngadalësohet ndjeshëm gjatë stinës së verës. Nojmer thotë se mund të ketë 2 skenarë. Në të parin, virusi përhapet masivisht edhe gjatë verës.

Në të dytin ai nuk përhapet shumë. Në të dyja rastet, të paktën disa nga masat e distancimit social të vëna në zbatim në shumë vende të dotës, do të vazhdojnë edhe në gjysmën e dytë të këtij viti 2020. Sipas skenarit të parë, vera do të jetë paksa më argëtuese sesa pranvera, të paktën në hemisferën veriore.

Aktivitetet në natyrë në grupe të vogla, ka të ngjarë të jenë të mira. Ndoshta bare dhe restorante do të rihapen,  por nuk do të lejohen tubimet e mëdha. Haneixh mendon se garat sportive mund të rifillojnë gjatë verës, por pa tifozë, ndërsa shfaqjet televizive do të vazhdojnë të shmangin audiencën në studio. Por mund të kemi një ringjallje të pandemisë pas 6 muajsh, me pikun e ri në shtator ose tetor, duke e rikthyer nevojën për distancim social.

Skenari i katërt: Pandemia zgjat 12-18 muaj ose më shumë

Vaksinat marrin shumë kohë për t’u vënë në përdorim, pasi janë të vështira për t’u përsosur. Këto nuk janë masa burokratike tepër të kujdesshme: nëse studiuesit po prodhojnë diçka që do të injektohet në krahët e qindra miliona njerëzve, apo ndoshta miliarda njerëzve, ata duan të sigurohen që të jetë e duhur.

Dhe nëse është vaktina e duhur, jeta normale do të rifillojë, por jo menjëherë. Stoto thotë se duhej të ekzistojë një lloj sistemi për të përcaktuar se kush do të vaksiohen të parët:njerëzit më të prekur nga sëmundja? punonjësit e kujdesit shëndetësor?

Por është e mundur që askush të mos jetë në gjendje të zhvillojë një vaksinë të sigurt, efektive. Dhe ky do të ishte një zhgënjim i madh. Por në atë kohë, SHBA mund të ishte në rrugën e duhur drejt fitimit të imunitetit të tufës, ndoshta deri në vjeshtën e vitit 2021.

Në tërësi, COVID-19 mund të mbetet kërcënues dhe të vazhdojë të qarkullojë, duke infektuar njerëz si e ftohura apo gripi sezonal. Kjo nuk do të ishte ideale, por deri atëherë, jeta do të jetë rikthyer në normalitet, edhe pse në të njëjtën kohë ajo do të ketë ndryshuar tërësisht.

TIRANA TODAY

Tags: koronaviruste infektuaritvaksine

TË LIDHURA

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt
Bota

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad
Bota

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Next Post
Rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit, Thaçi hedh hapin e radhës

Rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit, Thaçi hedh hapin e radhës

Ulet numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, 12 raste të reja

Ulet numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, 12 raste të reja

Hyri në banesën e ish-bashkëshortes, arrestohet ish-futbollisti i Kombëtares

Hyri në banesën e ish-bashkëshortes, arrestohet ish-futbollisti i Kombëtares







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com