E shtunë, 6 Mars, 2021
12 C
Tirana

Pandemia/ Austria vazhdon izolimin deri më 7 shkurt

Austria e ka zgjatur masën e izolimit deri më 7 shkurt, teksa autoritetet shprehen të alarmuar për rritje të rasteve për shkak të varianteve të reja të virusit.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz tha se mbajta e distancës do të ashpërsohet dhe tani qytetarët obligohen që të mbajnë dy metra distancë nga njëri-tjetri dhe jo një metër siç ishte më parë.

Ata po ashtu duhet të mbajnë maska mbrojtëse kur përdorin transportin publik dhe kur hyjnë në dyqane dhe nuk mund të përdorin më maska të bëra nga pëlhura.

Austria kishte vendosur masën e izolimit nga 26 dhjetori i vitit të kaluar dhe ishte paraparë që kjo masë të ishte në fuqi deri më 24 janar.

Kurz tha se Austria duhet që ta ulë nivelin e infektimit në 50 raste të reja në 100,000 banorë, gjatë shtatë ditëve të ardhshme. Aktualisht, Austria ka 131 raste për 100,000 banorë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...

Lum partitë për këtë popull që kanë

Nga: Mentor Kikia Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo sociale. Ne jemi edhe në një krizë të thellë mendore si shoqëri...

Koronavirusi në vend/ 777 raste të reja dhe 21 viktima

Kurba e koronavirusit në Shqipëri mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 777 raste të reja. Ndërkohë, 21 persona nuk kanë...

Milani kthen Ibrën në kombëtare, 39-vjeçari debuton në ndeshjen me Kosovën

Viti fantastik te Milani dhe fakti që është lideri i ecurisë së pabesueshme të kuqezinjve, ka bërë që Zlatan Ibrahimoviç të kthehet në Kombëtaren...