E shtunë, 6 Mars, 2021
13 C
Tirana

Veliaj-Bashës: Sa të jem unë kryetar bashkie nuk të jap leje për vilën e 5-të

Nga Kavaja, ku zhvilloi një takim me strukturat e PS-së, drejtuesi politik i socialistëve për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se kreu demokrat Lulzim Basha duhet ta harrojë lejen për vilën e 5-të, pa falur më parë një vilë për familjet që u prekën nga tërmeti.

Veliaju shpreh se qeveria ka ndërtuar mbi 1000 banesa për të prekurit nga tërmeti, teksa sipas tij Basha shtoi vilat në pronësi të tij.

Erion Veliaj: “S’keni bërë gjë për tërmetin tha! Dakord, deri tani ne kemi bërë 1000 shtëpi private dhe kanë filluar dhjetra pallate. Po ti çfarë bërë për tërmetin? Ai bëri 4 vila dhe kishte ardhur në Bashkinë e Tiranës të aplikonte për vilën e pestë. I thashë: Vetëm po vdiqa unë do të kalojë leja për vilën e pestë. Ik fal një nga ato që ke sepse kjo është një paturpësi dhe pacipësi e pashoqe. Fal një nga ato që ke, pastaj eja apliko për vilën e 5. Unë s’jam kundër biznesit, por kur ndërton politikën mbi përçarjen, mbi frikën, mbi ndasitë, kur i sulesh çdo gjëje të mirë, atëherë trego me vepra që bën një gjë për popullin. Fal një nga ato që ke dhe po të japim vilën e 5-ë. Sa të jem unë kryetar bashkie nuk do të ketë vilë të pestë sepse çdo gjë ka një limit, ka një masë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tjetër tërheqje nga PS-ja, deputeti Vorpsi: Do t’ia kaloj stafetën të rinjve

Deputeti i Partisë Socialiste dhe njhersh Prekfekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi ka njoftuar largimin e tij nga politika. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Basha: Sfida më e madhe pas 25 prillit, frenimi i ikjes së të rinjve nga vendi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim online me studentë dhe përfaqësues të EDS (European Democrat Students). Të pranishëm në këtë takim...

Angrisano thirrje të rinjve: Keni fatin që keni një udhëheqës si Lulzim Basha

Presidenti i “European Democrat Students” (EDS) Carlo Angrisano, mori pjesë në takimin online të kryedemokratit Lulzim Basha me studentë dhe përfaqësues të EDS (European...

Nuk shkon Çe Guevara në Shqipëri, Albin…

Nga: Skënder Minxhozi 577-vjetori i Beslidhjes së Lezhës, pastaj lule te Çerçiz Topulli e ndonjë anabas tjetër i ngjashëm, që nuk pata kohë ta vë...

E rëndë/ Prej një muaji e shtruar në Infektiv, 22-vjeçarja humb jetën nga Covid

Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish në vendin tonë. Fatkeqësisht, një 22-vjeçare nga Kolonja nuk ka arritur ta fitojë betejën me virusin ndekjeprurës. E reja,...