E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

Covid-19/ Kina ndërton spitalin me 1,500 shtretër për vetëm 5 ditë (Foto)

Kina ka përfunduar ndërtimin e një spitali me 1,500 dhoma për pacientët me Covid-19 ,për të luftuar një rritje të infektimeve, për të cilat qeveria tha se janë më të vështira për t’u kontrolluar dhe që fajëson njerëzit e ardhur nga jashtë.

Spitali është një nga gjashtë spitalet e parashikuara pë tu ndërtuar, me një total prej 6,500 shtretërish që po ndërtohet në Nangong, në jug të Pekinit në provincën Hebei, tha agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.

Kina arriti të mbante nën kontroll koronavirusin që u zbulua për herë të parë në qytetin qendror të Wuhan në fund të vitit 2019, por ka pësuar një rritje të rasteve që nga Dhjetori. Një total prej 645 personash janë duke u trajtuar në Nangong dhe kryeqytetin e provincës Hebei, Shijiazhuang, shkruan The Indipendent.

Ndërkohë, një spital me 3,000 dhoma është në ndërtim e sipër në Shijiazhuang. Tufat e viruseve janë gjetur gjithashtu në Pekin dhe provincat e Heilongjiang dhe Liaoning në verilindje dhe Sichuan në jugperëndim.

Studiuesit e dërguar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë në Wuhan duke u përgatitur për të hetuar origjinën e virusit. Ekipi, i cili mbërriti të Enjten, është nën një karantinë dy-javore, por pritet të flasi me ekspertë kinezë në video-konferencë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A do të ketë një 2-Mars tjetër? Ja si përgjigjet Presidenti Meta

Ilir Meta: Nuk kam pasur kohë të mendoj për këtë gjë, por nuk e di a do më zërë gjumi sot, por do përpiqem...

”Nuk ishte vetëm”/ Flet kamerieri që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofisë

Personi që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofias, kamerieri i lokalit me inicialet K.Gj., ka treguar se 66-vjeçari nuk ishte vetëm ditën që...

Kreu i OBSH: Shtetet bëjnë gabim të madh nëse mbështeten vetëm te vaksina

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se rritja e madhe e rasteve të reja me koronavirus në 57 shtete, vjen si pasojë e varianteve të...

Kreu i PE: Të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë në luftën kundër Covid-19

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka reaguar pas takimit në Bruksel me kryeministrin Edi Rama. Sipas Sassoli, institucioni që ai drejton dha “ok”-in për...

Kosova në pritje të konfirmimit nga COVAX për marrjen e vaksinave

Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Kosovë tha se është në pritje të “konfirmimit final” nga COVAX për marrjen e dozave të para të...