Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Pandemia/ 108 raste të reja, 2 humbje jete në 24 orët e fundit

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Humb jetën një tjetër pacient në spitalin Infektiv nga koronavirusi

Dy humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit, si pasojë e koronavirusit.

Në njoftimin e fundit, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë kryer 502 testime, nga të cilat kanë rezultuar të infektuar 108 persona.

Si pasojë e rritjes së numrit të rasteve, qeveria ka miratuar një sërë masash shtrënguese. Pavarësisht kësaj, duket se qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar.

Njoftimi

Ministria e Shëndetësisë ju informon mbi situatën epidemiologjike në vendin tonë, duke ju drejtuar që në fillim të këtij komunikimi çdo qytetari me thirrjen për të vendosur detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancën në çdo ambient dhe për rëndësinë e higjienës vetjake dhe kolektive për frenimin e përhapjes së Covid19.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid1, një 68 vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Ka humbur jetën në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi, një 60 vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.  Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 17 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 502 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Prrenjas.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2830, që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, bareve, restoranteve institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik.

COVID-19 – Statistika (29 Korrik 2020):

Testime totale 40192; Raste pozitive 5105; Raste të shëruara 2830; Raste Aktive 2125. Humbje jete 150 (Qarku Tiranë 80, Shkodër 23, Durrës 20, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1146; Durrës 255; Shkodër 202; Vlorë 105; Lezhë 83; Fier 76; Korçë 69; Kukës 60; Elbasan 49; Berat 30; Gjirokastër 29; Dibër 21.

Tags: infektivkoronavirusMinistria e Shendetesise

TË LIDHURA

Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, mbrojtja e Thaçit: Nuk ka prova ndaj tij.
Aktualitet

Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, mbrojtja e Thaçit: Nuk ka prova ndaj tij.

10:57 | 18/02/2026
Spiropali: Shqipëria një nga nyjet më të besueshme të këtij projekti
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria një nga nyjet më të besueshme të këtij projekti

10:55 | 18/02/2026
Bozdo: AKSHI po legalizon klientelizmin me privatët, rrezikohen të dhënat e shqiptarëve
Aktualitet

Bozdo: AKSHI po legalizon klientelizmin me privatët, rrezikohen të dhënat e shqiptarëve

10:42 | 18/02/2026
Next Post
Stabilizohet monedha europiane, Franga shënon rënie drastike

Stabilizohet monedha europiane, Franga shënon rënie drastike

OFL sot në Tiranë e Kavajë, i dërgon formularin 4 të dënuarve

EMRAT/ Kush janë dy të piketuarit e radhës nga OFL-ja

Shqipëria e “sëmurë”, numri i të shtruarve në spitale arrin rekord në 2018

Ish-deputeti i LSI nxjerr dokumentin: Turp! Kanë hequr nga puna 73 mjekë







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Tensione në shtëpi/ Selina g*det Rogertin, banori në dhimbje
Showbizz

Tensione në shtëpi/ Selina g*det Rogertin, banori në dhimbje

by mirseda
11:00 | 18/02/2026
0

Situata mes Selin dhe Rogertit ka arritur një pikë kulmore gjatë orëve të natës, duke shënuar një...

Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, mbrojtja e Thaçit: Nuk ka prova ndaj tij.

Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, mbrojtja e Thaçit: Nuk ka prova ndaj tij.

10:57 | 18/02/2026
Spiropali: Shqipëria një nga nyjet më të besueshme të këtij projekti

Spiropali: Shqipëria një nga nyjet më të besueshme të këtij projekti

10:55 | 18/02/2026
Bozdo: AKSHI po legalizon klientelizmin me privatët, rrezikohen të dhënat e shqiptarëve

Bozdo: AKSHI po legalizon klientelizmin me privatët, rrezikohen të dhënat e shqiptarëve

10:42 | 18/02/2026
Tragjedi në Thumanë-Kashar/ Përplasen dy makina, humb jetën 48-vjeçari

Tragjedi në Thumanë-Kashar/ Përplasen dy makina, humb jetën 48-vjeçari

10:13 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com