Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo denononcon rastin se janë larguar nga puna 73 mjekë në QSUT. Ai ka publikuar një dokument të lëshuar nga Qendra Spitalore ‘Nënë Tereza’, ku njoftohet largimi nga puna i disa mjekëve, për shkak të mbylljes së laboratorëve të QSUT.
Kjo ka ndodhur pasi ky shërbim i kalon koncensionarit. Ai thotë se ky është shpërblimi që qeveria u jep bluzave të bardha.
E për rrjedhojë, ata detyrohen të emigrojnë në Gjermani e në vende të tjera.
Statusi
Vazhdojnë PPP-të dhe ja dëmi ndaj bluzave të bardha – 73 të larguar nga puna!
Ky është shpërblimi që qeveria e paaftë u jep bluzave të bardha. Heronjtë e heshtur hiqen nga puna e detyrohen nga ky shtet të emigrojnë në Gjermani e në vende të tjera.
Turp! Mbroni bluzat e bardha dhe jo PPP-të tuaja tek të cilat jeni vërsulur me garuzhde.
Turp!
VT