Ditën e djeshme ish-kryeministri Berisha publikoi denoncimin e “qytetarit dixhital” lidhur me pallatet pa leje të qeveritarëve që po ndërtohen në Qerret.
“Banorëve u bëhet presion pasi u thuhet se ato po bëhen nga Vangjush Dako dhe Lulzim Berisha”, shkruhet ndër të tjera në mesazhin e publikuar nga Berisha.
Sot ka reaguar kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako i cili i drejtohet ish-kryeministrit me fjalët “Dakos nuk ia ha qeni shkopin”.
Dako gjithashtu shkruan se Qerreti bie në Kavajë dhe jo në Durrës, ndërsa e mbyll reagimin duke i uruar Berishës “pushime të mbara në vilën e Lalzit, në Durrësin e Dakos”.
Postimi i Berishës:
Reagimi i Dakos: