Nga David Ignatius “Washington Post”
Le të imagjinojmë një projekt kinez “të historisë së zbatuar”, i ngjashëm me atë të Qendrës Belfer pranë Universitetit të Harvardit, që ndihmoi në publikimin e librit të shumëdiskutuar të profesor Graham Allison, “Të destinuar për luftë”.
Analiza historike e Allison e çoi atë të parashtrojë një “Kurth të Tukididit” dhe rrezikun (në mos pashmangshmërinë) e luftës midis një Kinë në rritje dhe një Amerike dominante, ashtu si konflikti i lashtë mes Athinës dhe Spartës, i përshkruar nga historiani grek Tukididi.
Një studim nga Projekti i Qendrës Belfer për Historinë e Aplikuar, identifikoi 16 raste të ngjashme “të fuqisë në rritje kundër asaj në pushtet” gjatë 500 viteve të fundit, 12 prej të cilave rezultuan në luftë. Çfarë do të thonë kinezët në lidhje me leksionet e bashkëveprimeve të shkuara me Perëndimin?
Analistët kinezë, nga Presidenti Xi Jinping e poshtë, e refuzuan fillimisht analizën pesimiste të Allison. “S’ka asnjë kurth të Tukididit”- argumentoi Xi, duke pretenduar se kishte menduar një alternativë për një “lloj të ri marrëdhëniesh mes fuqive të mëdha”, që do të shmangte luftën, duke pranuar se secili nga gjigantët aziatike kishte interesat e veta legjitime.
Kohët e fundit, ai ndryshoi qasje, duke argumentuar se “Kina dhe Shtetet e Bashkuara, duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të shmangur Kurthin e Tukididit”.
Protesta të ngjashme, thuhet se janë bërë privatisht në muajt e fundit, nga një varg të zyrtarësh të lartë kinezë, dhe bashkëpunimi modest i Kinës me Shtetet e Bashkuara në trajtimin e kërcënimit bërthamor të Koresë së Veriut, jep shpresë se kjo është vërtet një lojë “win-win”, ashtu siç e përsërit vazhdimisht pa u lodhur, presidenti Xi dhe udhëheqësit e tjerë kinezë.
Një mendim interesant eksperimental, do të qe të imagjinohej një version kinez i Allison, i cili vendos të shqyrtojë librin nga ana e vet. Çfarë do t’i mësojë historia e zbatuar kinezëve, për kryqëzimin e tyre kanosës me fuqinë dominuese të Shteteve të Bashkuara? Unë nuk jam ekspert i historisë kineze apo politikës së jashtme, kështu që thjesht do të skicoj disa zona të fokusit të mundshëm për një analizë hipotetike Sino-Tukididit.
Këtu është lista ime e propozimeve të testueshme, nga një perspektivë kineze:
(1) Fuqia ekonomike dhe kulturore, nuk është zëvendësues i fuqisë ushtarake. Kina ishte një forcë dominuese ekonomike dhe intelektuale, kur u përball për herë të parë me një fuqi evropiane, por i mungonte teknologjia e mbështetur nga muskujt ushtarakë. Gabim.
(2) Dobësia ushqen përçmimin. Fuqitë perëndimore u shtirën sikur u zotuan për besnikëri dhe pagimin e një haraçi ndaj sundimtarëve dhe kryekomandantëve kinezë, por kjo maskoi qëllimin e tyre armiqësor. Kinezët arritën suksesin, dhe u korruptuan nga ndikimi i Perëndimit. Gabim.
Allison citon rregullin e Tukididit: I dobëti (dhe për rrjedhojë i korruptuari) vuan nga ato që i duhet. Ç’rrënjosja (ose të paktën kontrolli), i korrupsionit është një detyrë qendrore e kinezëve.
(3) Perëndimi predikoi hapjen, si rruga që duhen të ndiqte Kina dhe vendet e tjera aziatike për të absorbuar teknologjinë e përparuar dhe dijen perëndimore. Por, Perëndimi e shfrytëzoi këtë hapje për të krijuar ndërvarësi. Edhe Japonia, që ka ndërtuar një bazë të habitshme të prodhimit, mbeti e varur për lëndët e para perëndimore dhe furnizimin me energji. Gabim. Rezultati ishte një luftë katastrofike.
(4) Rrjetet e ndihmës, janë mbulesa të mira për zgjerimin e ndikimit dhe fuqisë ushtarake. Plani Marshall, ishte një skemë sublime për përhapjen e ndikimit të Amerikës dhe mpirjen e Bashkimin Sovjetik, në emër të lehtësimit të vuajtjeve humanitare.
Kina po vepron në një terren të ngjashëm përmes Bankës Aziatike të Investimeve në Infrastrukturë, dhe zhvillimit të projektit të përbashkët të njohur si “Një Brez, një Rrugë”. Shtetet e Bashkuara, kanë bërë gjithçka që mundin për të parandaluar kombe të tjera nga nënshkrimi i nismave kineze. Gabim. Zhvillimi aziatik, është në shërbim të fuqisë kineze.
(5) Shtetet e Bashkuara argumentojnë se transparenca dhe një rend ndërkombëtar i bazuar në rregulla, janë garancia më e mirë e sigurisë për të gjitha palët. Por ajo që kjo do të thotë vërtet përmes historisë moderne, është se Shtetet e Bashkuara i bëjnë rregullat dhe të tjerët duhet t’u binden atyre.
Respektimi i “rregullave”, do të kishte kontrolluar ekspansionin e Kinës në Detin e Kinës Jugore (duke lejuar dominimin e vazhdueshëm të SHBA-së). Gabim. Historia na mëson se Kina duhet të shpallë se qëllimet e saj janë të kufizuara, dashamirëse dhe jo-ushtarake – edhe pse fuqia e saj zgjeron dhe krijon bazat ushtarake, që do ta lejojnë atë të sfidojë fuqinë detare të SHBA-së në Detin e Kinës Jugore.
Përshtati për Tirana Today, Alket Goce