Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të ketë një paketë të tretë për rindërtimin e ekonomisë, pas krizës së shpërthimit të pandemisë së COVID-19.
Kryeministri u shpreh se paketat ekonomike që ka deklaruar kanë ndihmuar qytetarët
Rama solli në emisionin “Opinion” edhe rastin e Serbisë, që sipas tij në xhepat e qytetarëve serbë kanë shkuar pak para në krahasim me atë që është bërë publike në media.
Edi Rama: “Nuk e kam thënë asnjëherë që do të ketë. Unë nuk numëroj miliona në televizor, por shoh shifrat konkrete dhe disbursimet të të gjitha vendeve. Deklaroi edhe Serbia që ishte edhe më e madhe se e gjithë botës, se ishte para zgjedhjeve, por çfarë u ka shkuar qytetarëve në xhep është komplet tjetër nga ajo. E çfarë janë nga ato shifra kredi e çfarë janë pagesa direkte është një gjë krejt tjetër.”