E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Rama publikon dokumentin: Basha do jepte me koncension Sharrën

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një dokument për të cilin tha se vërtetonte një tentativë të Lulzim Bashës për të dhënë me koncensioni landfillin e Sharrës, në kohën kur ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranë.

Sipas Ramës, investimi prej 36 milionë eurosh do t’i shkonte më pas privatit dhe ishte i gabuar nga pikëpamja logjike.

Në ‘Opinion’, Rama tha se në landfillin e Tiranës, qeveria nuk paguan asnjë lekë, pasi është investim privat 100%.

Edi Rama: “Unë them koncensionin e Lulzim Bashës, i cili është angazhuar në një propzim për Sharrën. Tani vjen letra që i shkon Lulzim Bashës. Është e miratuar koncension, dhe aty ka diçka interesante. Aty ka një shifër. Lulzim Basha propozon një koncension që do të ishte realizuar nëse ai nuk do të ishte larfguar nga aty ku qëndroi.

Më saktë nëse nuk do të ishte larguar Saliu. Dhe propozimi i tij është që t’i japi privatit një investim kapital prej 36 milionë eurosh që do e bëjë shteti. Ka shifrën aty që është 37 mijë lekë për tone, faktikisht i bie 30 euro. Propozimi i Lulzim Bashës me një investim kapital prej 36 milionësh dhe pastaj i jepet privatit.

Luzlim Basha ka dashur të bëjë një konçension që është i gabuar nga pikëpamja logjike, sepse ka dashur të japë para të shtetit dhe ta japë në menaxhim me tonë që i paguhen për shërbimin. Ndërkohë që me landfillin e Tiranës qeveria nuk paguan asnjë lekë, është investim privat 100%”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...