Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, këshilltari i të djathtëve në bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku ka reaguar pas padisë së kryebashkiakut Veliaj të bërë ndaj Akil Krajës, pasi ky i fundit e akuzoi se rritja me 40% e çmimit të ujit të pijshëm, është bërë për qëllime që kanë prapaskena korruptive.
Këshilltari i PD-së, Çollaku ka ripërsëritur padinë e Krajës, por ka ftuar Erion Veliajn që të zgjerojë padinë për të gjithë opozitën. “Një ëndërr për të qeverisur pa opozitën, nuk është gjë tjetër, por vetëm një ëndërr e vdekur para 27 vitesh“, ka shtuar ndër të tjera ai.
Postimi i Kreshnik Çollakut
Na paditni te gjithe.
“Deklaroj se :“Rritja me 40% e cmimit te ujit nuk do te permiresoje furnizimin me uje,por i sherben aferes korruptive per privatizimin e ujsjellsit te Tiranes”-shktian ai
Rritja me 40% te cmimit te ujit nga Bashkia Tirane eshte e pajustifikuar dhe te gjitha te dhenat tregojne se eshte nje rritje per nje afere te madhe korruptive,privatizimin e Ujsjellesit Tirane. “(Per kete deklarate eshte paditur nga Bashkia Tirane nje nga keshilltaret demokrate.Kete deklarate po e bej publikisht ne kete cast edhe une si keshilltar demokrat ne Bashkine Tirane.
Cdo keshilltar demokrat mbeshtet e deklaron te njejten gje. Ftoj paditesin e Bashkise Tirane ta zgjerojne Padine ndaj krejt grupit te Keshilltareve te Opozites ne Keshill.
Endrra per qeverisje pa opozite eshte enderr e vdekur 27 vite me pare)