Bosi i Djajve të kuq ka akuzuar Paul Scholes se ai është duke e kritikuar padrejtësisht ekipin e tij dhe disa individë në Old Trafford. Jose Mourinho është përplasur me legjendën e Manchester United, për kritikat që Scholes bëri në drejtim te Paul Pogba.
Portugezi u tha gazetarëve pas fitores 2-0 ndaj Evertonit në ditën e Vitit të Ri: “Mendoj se e vetmja gjë që ka Paul Scholes është të kritikoj. Nuk mendoj se ai komenton, mendoj se ai kritikon, gjë që është diçka tjetër. Por jo secili prej nesh duhet të jetë fenomenal si ai ishte si një lojtar. Ai ishte një lojtar fenomenal, që nuk do të thotë që ne të gjithë duhet të jemi fenomenal. Paul [Pogba] përpiqet të bëjë më të mirën e tij gjatë gjithë kohës. Pastaj, ai luan shumë mirë, nganjëherë luan mirë dhe nganjëherë nuk luan aq mirë, nuk është faji i Pogba që ai ka bërë shumë më tepër para se Paul Scholes”, tha fillimisht Mou.
Ai i sugjeroi Paul Scholse, se jo të gjithë lojtarët fenomenalë mund të jenë edhe ekspertë në futboll. “Nëse një ditë Paul vendos të jetë një menaxher, unë dëshiroj që ai të jetë 25 për qind i suksesshëm si unë, sepse 25% e 25 [trofeve] janë rreth gjashtë, pra nëse ai është 25% ai do të jetë mjaft i lumtur.”
Komentet e fundit të Scholes për Pogba u bënë përpara një fitoreje të United në Goodison Park. Ai i tha BT Sport: “Ku është Paul Pogba që pashë në Juventus? Ai ishte në të gjithë fushën, ai po luftonte, po luftonte, po vraponte për tifozët, po shënonte gola nga 25 metra distancë. Ai po shëtit nëpër fushë tani. Pogba nuk duket i përshtatshëm. Pyes veten nëse ai është duke u trajnuar siç duhet. Ai nuk duket si një lojtar i cili do të fitojë ndeshjet dhe për këtë ju paguat 90 milionë. Ju duhet të thoni se menaxheri duhet të marrë përgjegjësinë për këtë. A është menaxheri që i detyron ata të mos luajnë siç duan të luajnë? Nuk e di.”
Ndërsa Mourinho për t’iu përgjigjur si ai di të bëjë Schols-it, u shpreh se ata kërkojnë që të kenë një pozicion drejtues në klub, pasi kanë qenë yje të ekipit. Ai tha: “Unë mendoj se ata do të duan të jenë këtu, ata do të duan të jenë në klub dhe kjo nuk është një problem që unë mund ta zgjidh.” TIRANA TODAY