Stil

“Pa bukuri fizike nuk afrohem”, Ngjela shokon me deklaratën e tij


               Publikuar në : 08:41 - 14/11/19 M S

Avokat Spartak Ngjela ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Soiree’, nga Jonida Shehu. Ai ka folur rreth së bukurës, dhe se çfarë percepton ai me një femër të bukur.

Avokati ka lënë të kuptohet se për të, pamja fizike është primare. Ai ka shtuar më tej se sjellja mund të rrëzojë bukurinë, por shëmtimi nuk mund të dominojë. “Sjellja mund ta rrëzojë bukurinë, por nuk ngre shëmtimin në të bukurën”, është shprehur Spartak Ngjela.

“Pa bukuri fizike, unë nuk afrohem. Afrohem, por nuk kam afekt. Duhet të më ketë afektuar, nuk është gjatësia ajo që më afekton. Eshtë diçka tjetër. Cila? Ua them unë. Magjia”.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT