Bota

Moti i keq godet Kroacinë, përmbyten qytetet bregdetare


               Publikuar në : 08:56 - 14/11/19 M D

Moti i keq me shi dhe erëra të fuqishme ka goditur pjesën më të madhe të qyteteve bregdetare në Kroaci.

Nuk raportohet për persona të lënduar ndërsa dëmet materiale ende nuk janë përcaktuar, njoftoi MPB-ja e Kroacisë.

Era e fuqishme jugore, me shpejtësi mbi 140 kilometra në orë në afërsi të Dubrovnikut, bëri që uji i detit të përmbytë brigjet e shumë qyteteve bregdetare në Adriatik, deri në Istria, raporton “Anadolu Agency”.

Një stuhi e fortë u regjistrua në Trogir dhe Kashtela.

Meteorologët thonë se moti do të qetësohet gjatë ditës, por reshjet e shiut me erëra sërish do të intensifikohen në fillim të fundjavës.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT