Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Osvald ishte informator i CIA-s dhe FBI-së, pse duhej të vriste Xhon Kenedin?

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Osvald ishte informator i CIA-s dhe FBI-së, pse duhej të vriste Xhon Kenedin?

Amerikani Li Harvi Osvald, ka hyrë në histori si vrasësi i presidentit amerikan Xhon Kenedi. Ose të paktën ky është varianti zyrtar që dhanë autoritetet, dhe që ende sot vihet në dyshim, për shkak të shumë rrethanave të pasqaruara. Po kush ishte Osvald? A e vrau ai vërtet Kenedin, për shkak të simpatisë që kishte për komunizmin sovjetik?

Li Harvi Osvald lindi më 18 tetor 1939 në Nju Orlins. Ai ishte kushëriri i pestë i gjeneralit të Konfederatës gjatë Luftës Civile Amerikane, Robert E.Li. Li iu bashkua marinsave në vitin 1956, në moshën 17-vjeçare. Ai u angazhua në bazën e radarëve amerikanë në Atsugi të Japonisë, ku monitoronte aktivitetin e avionëve amerikanë spiunë U-2.

Në tetorin e vitit 1959, pretendohet se ai dezertoi duke shkuar në Bashkimin Sovjetik. Ata që besojnë se Osvald ishte autori i vrasjes së Kenedit, besojnë se kjo ndodhi pasi ai u indoktrinua me ideologjinë komuniste. Por shumë ekspertë besojnë se “arratia” e Osvald drejt BRSS, ishte në fakt pjesë e një misioni sekret. Ai duhet të shtirej si një simpatizant komunist, për të marr informacione nga brenda vendit të madh komunist.

Kështu pasi Osvald u rikthye në SHBA dy vjet më vonë, jo vetëm që nuk u arrestua, por me të u lejua të vijë edhe gruaja e tij ruse, Marina. Pas rikthimit në atdhe, Osvald vazhdoi ta prezantojë veten si një marksist. Por nga ana tjetër, ai u bë mik me antikomunistë të famshëm si Klej Shou (biznesmen dhe informator i CIA-s), Gai Banister (ish-agjent i FBI-së) dhe Dejvid Ferri (trajnues në CIA i emigrantëve kubanë anti-Kastro).

Një nga miqtë antikomunistë të Osvaldit, ishte emigranti nga Evropa Zhorzh dë Morenshild, një gjeolog nafte që nga ana tjetër kishte miqësi me agjentin e CIA-s, Xhorxh H.W Bush. Ky i fundit do të bëhej më vonë drejtor i CIA-s, dhe më pas presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara.

Gjatë kohës që jetonte në Nju Orlins, Osvald u filmua dhe fotografua duke shpërndarë rrugëve fletushka propagandistike pro-Kastros. Më 9 gusht 1963, ai u përfshi në një përleshje fizike, dhe arrestua për prishje të qetësisë publike. Kur ndodhej në ambientet e paraburgimit, Osvald kërkoi të fliste me një agjent të FBI.

Byroja Federale e Hetimeve, dërgoi agjentin special Xhon Kuiglej. Se çfarë biseduan që të dy, nuk do të merret vesh asnjëherë, pasi Kuiglej i dogji shënimet që kishte mbajtur. Zhorzh de Mohrenshild e njohu Li dhe Marina Osvald me Rut Peinin, që e ndihmoi familjen Osvald të zhvendosej në shtëpinë e saj në Irving të Teksasit.

Vjehrra e Rut Peinit ishte mikeshë e Alen Dalles, drejtorit të CIA-s në vitet 1953-1961, kur dhe u shkarkua nga presidenti Kenedi. Interesant është fakti, që presidenti Lindon Xhonson do ta emëronte më vonë Dallesin në Komisionin Uorren, për të hetuar vrasjen e Kenedit.

Edhe babai i Rut Peinit, Uilliam Hajd, kishte lidhje me CIA-n. Edhe motra e saj, Silvia Houk, ishte një punonjëse e CIA-s në selinë qëndrore në Virxhinia. Ishte Rut, ajo që e informoi Osvaldin për një vend pune në Magazinat e Librit Shkollor në Teksas.

Ato ishin pronë e biznesmenit të naftës D.Harold Boid, që jo vetëm e urrente Kenedin, por ishte mik me Zhorzh dë Morenshild. Osvald nisi punë aty më 16 tetor 1963. Më vonë u akuzua se qëlloi mbi presidentin amerikan, pikërisht nga ajo ndërtesë më 22 nëntor 1963.

Fakti që Osvald ishte një informator i FBI-së, doli gjatë hetimit të Komisionit Uorren në janarin e 1964-ës. U zbulua se Osvald, ishte punësuar në FBI që nga shtatori i vitit 1962, me një pagë prej 200 dollarësh në muaj. Jo vetëm kaq, por u zbulua gjithashtu se ai ishte një informator me pagesë edhe për CIA-n.

Agjencia hapi skedarin nr.201 për Osvaldin në dhjetorin e vitit 1960. Ish-ekonomisti i CIA-s, Xhejms B. Uillkot, konfirmoi në komisionin hetimor të Kongresit Amerikan, se Osvald ishte një “punonjës i agjencisë”, dhe se ai “ishte një punonjës i rregullt, duke marrë një pagë me kohë të plotë, për punët operative që kryente për llogari të CIA-s”.

Sipas Prokurorit të Qarkut në Dallasit, Henri Ueid, Osvald njihej si informatori me nr.110669. Bashkëpunimi me agjencitë amerikane të inteligjencës, është dëshmuar edhe nga e ëma e tij, Margarit Osvald. Ajo tha se i biri, i kishte thënë në një rast se ishte infiltruar në një grup që synonte të vriste Kenedin.

Menjëherë pasi vrasjes së presidentit, Osvald u rikthye në shtëpinë e tij. Ai qëndroi aty afro 3-4 minuta. Pronarja e shtëpisë, Arlin Roberts, pa një makinë policie që u ndal pranë godinës, dhe në të ndodheshin 2 oficerë policie. Njëri prej tyre J.D.Tipit do të vritej, dhe për këtë do të akuzohej Osvald.

Ai u arrestua në fillim për vrasjen e policit, dhe jo për atë të Kenedit. Vetëm 10 orë pas arrestimit, ai u akuzua edhe për vrasjen e presidentit. Pushka me të cilën pretendohej se Osvald përdori për të vrarë Kenedin, iu nënshtrua testimeve. Por në të, nuk u gjet asnjë gjurmë gishtash të 24-vjeçarit.

Më vonë pas një vizite të befasishme të agjentëve të FBI-së, në morgun e spitalit të Dallasit, gjurmët u “gjetën” në armë. Gjurmë të Osvaldit, u gjetën dhe në Magazinat e Librit Shkollor, çka ishte logjike, pasi ai atje punonte. Por në atë vend u gjetën edhe gjurmët e gishtërinjve të dikujt tjetër që nuk punonte atje. Ai ishte Malkom Uollas.

Uollas ishte një mik i presidentit të ardhshëm Lindon Xhonson. Ai ishte akuzuar për një vrasje të ndodhur në tetorin e vitit 1951. Uollas kishte pasur një lidhje intime me Jozefa Xhonsonin, motrën e Lindon Xhonsonit. Kur u arrestua me akuzës e vrasjes, ai u lirua pak kohë më pas me kusht.

Garancia financiare u pagua nga Bill Kerëll dhe M.E.Ruby, financues fushatave të Xhonsonit. Për më tepër, avokati mbrojtës që përfaqësoi Uollasin në gjyq, ishte avokati personal i vetë Lindon Xhonsonit, Xhejms Kofer. Më 2 nëntor 1963, vetëm 20 ditë para vrasjes së Xhon Kenedit në Dallas, u parandalua një tjetër atentat ndaj tij në Çikago.

Kjo ndodhi falë një informatori të FBI-së. Si quhej ai? Li. Deri kur të publikohen të gjitha dosjet e klasifikuara të atentatit, nuk ka asnjë provë që të provoje apo kundërshtuar nëse ky informator i FBI-së. ishte në fakt Li Harvi Osvald. Por përkimi është padyshim mbresëlënës.

Osvald u vra më 24 nëntor 1963, teksa ishte duke shkuar në sallën e gjyqit nga Xhek Rubi, pronari i një klubi nate në Teksas. Komisioni Uorren përcaktoi në raportin përfundimtar, se Rubi veproi vetëm, i nxitur nga indinjata për vrasjen e presidentit të cilin ai e mbështeste.

Por shumë njerëz besojnë se Rubi kishte lidhje me krimin e organizuar. Dhe se akti i tij ishte pjesë e komplotit për të mbuluar gjurmët e atentatit ndaj Kenedit./ TIRANA TODAY

 

Tags: ciaFBIinformatorLi Harvi OsvaldvristeXhon Kenedi

TË LIDHURA

Manastirliu: Drejt rikonstruksionit shkolla “Ismail Qemali” në Shkodër
Aktualitet

Manastirliu: Drejt rikonstruksionit shkolla “Ismail Qemali” në Shkodër

13:06 | 20/08/2025
Çfarë duhet pasur kujdes kur foshnja juaj qan?
Kuriozitete

Çfarë duhet pasur kujdes kur foshnja juaj qan?

10:09 | 19/08/2025
Kryebashkiaku Tavo apel qytetarëve dhe turistëve: Zbritja me litar në Gjirin e Filikurit, e rrezikshme
Kryesore

Kryebashkiaku Tavo apel qytetarëve dhe turistëve: Zbritja me litar në Gjirin e Filikurit, e rrezikshme

13:06 | 18/08/2025
Next Post
Shpërthimi me tritol/ Pronari i makinës, kunati i të fortit të Tiranës

Shpërthimi me tritol/ Pronari i makinës, kunati i të fortit të Tiranës

Kryemadhi-Kreshnik Spahiut: Të kanë hequr vizën amerikane

Lulzimi.... i Majlindës

Zoran Zaev jep dorëheqjen?

Zoran Zaev jep dorëheqjen?

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Fluturuan mbi Burgun e Sigurisë së Lartë, dyshime për dronë serbë në Kosovë. KFOR dhe policia intensifikojnë kontrollet
Kosovo

Fluturuan mbi Burgun e Sigurisë së Lartë, dyshime për dronë serbë në Kosovë. KFOR dhe policia intensifikojnë kontrollet

by mirseda
22:43 | 20/08/2025
0

Mjete ajrore që nuk i përkasin institucioneve të Kosovës e as KFOR-it para më shumë se një...

Ngërçi politik në Kosovë, BE mesazh partive politike: Kuvendi të konstituohet sa më shpejt

Ngërçi politik në Kosovë, BE mesazh partive politike: Kuvendi të konstituohet sa më shpejt

22:21 | 20/08/2025
Situata e zjarreve në vend, ja sa vatra mbeten ende aktive dhe cilat janë shuar

Situata e zjarreve në vend, ja sa vatra mbeten ende aktive dhe cilat janë shuar

21:58 | 20/08/2025
Të plagosur në det/ Jet Ski e policisë aksidentohet duke shpëtuar një turist

Të plagosur në det/ Jet Ski e policisë aksidentohet duke shpëtuar një turist

20:58 | 20/08/2025
Itali, shpërndante kokainë me makinën që mori me qira, arrestohet 25-vjeçari shqiptar

Itali, shpërndante kokainë me makinën që mori me qira, arrestohet 25-vjeçari shqiptar

20:52 | 20/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com