Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Opozita ndryshon strategji pas presionit ndërkombëtar, tërhiqet nga sulmet dhe nis protestat

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Opozita ndryshon strategji pas presionit ndërkombëtar, tërhiqet nga sulmet dhe nis protestat

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka ndryshuar planin për të bllokuar zgjedhjet vendore pas presionit nga ndërkombëtarët. Plani fillestar i opozitës joparlamentare ishte që të bllokonin qendrat e votimeve dhe KZAZ-të, madje t’i sulmonin ato, por strategjia ka ndryshuar. Burime nga selia blu bën me dije se ditët e ardhshme opozita dhe militantët të saj do të protestojnë në të 61 bashkitë e vendit kundër farsës së votimeve të paligjshme siç e quajnë ata.

Po ashtu, të njëjtat burime theksuan se në bashkëpunim me Aleancën Qytetare në Mbrojtje të Demokracisë, Partia Demokratike dhe aleatët e Opozitës së Bashkuar do të protestojnë në të gjithë vendin dhe sipas informacioneve tubimet do të zhvillohen në sheshe qendrore dhe pranë KZAZ-ve. Mësohet se këto protesta do të zhvillohen në të 90 KZAZ-të dhe synohet që protestat të jenë 24 orëshe, në mënyrë që të mos lejohet hyrja e komisionerëve dhe bazës materiale në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

Nga ana tjetër gazeta mësoi se një tjetër plan i opozitë është që të bllokojë rrugët në zona të caktuara, për të ndalur shpërndarjen e bazës materiale që nevojitet për zgjedhjet e 30 qershorit. Pra, ky ndryshim kursi nga opozita, e cila deri më dje synonte që të sulmonte dhe digjte qendrat e votimit dhe KZAZ-të, ndërkohë që tani ka vendosur që vetë të protestojë me forma demokratike, tregon qartë që kryedemokrati Lulzim Basha është tërhequr pas presionit të ndërkombëtarëve. Thënë më troç, përmes ndryshimi të strategjisë, kërkohet shmangia e konflikteve dhe e incidenteve. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht. Kjo pasi burime nga selia blu i pohuan gazetës se kryetari i Partisë Demokratike ka edhe një as nën mëngë, plan ky që pritet të marrë jetë të dielën e 30 qershorit, por që nuk e ka ndarë me bashkëpunëtorët e tij nga frika se mos rrjedh informacioni dhe u dështon strategjia.

PD: Jemi kundër dhunës në 30 qershor

Por ajo që e vërteton se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është tërhequr nga skenarët e dhunës, me qëllimi bllokimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit është një deklaratë e anëtarit të Këshillit të PD, Enno Bozdo. Ky i fundit, teksa dje ishte i ftuar në një studio deklaroi se dhuna më 30 qershor është diçka që kundërshtarët politikë të Partisë Demokratike e ëndërrojnë, por që sipas tij, s’ka për të ndodhur. “Temperatura është shumë e nxehtë dhe jo e gjitha mund të kontrollohet nga PD. Ashtu siç nuk kontrollohet zemërimi publik gjatë një tubimi, edhe më datë 30 jo të gjithë mund të kontrollohen. Por sigurojmë se përsa i përket PD, e theksoj se distancimi nga dhuna dhe elementëve që çojnë në dhunë është shumë i qartë”, nënvizoi demokrati Enno Bozdo.

Berisha rrit presionet ndaj Bashës

Ndryshimi i strategjisë së opozitës nga Basha, duke u tërhequr nga plani për të destabilizuar vendin dhe bllokuar zgjedhjet e 30 qershorit, nuk është mirëpritur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Burime të gazetës nga selia blu dhe degët e PD në rrethe pohuan se Berisha dhe njerëzit pranë tij kanë rritur presionet ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, duke i kërkuar llogari se përse u tërhoq në minutat e fundit, duke u hedhur në erë planin e tyre për ta çuar vendin në zgrip. Berisha ka qenë shumë aktiv kohët e fundit duke deklaruar se është koha që Rama të përmbyset me dhunë, ndërsa ka kërkuar që të rikthehet një ’97 e dytë. Madje, në të njëjtën linjë ka qenë edhe Presidenti Ilir Meta, i cili po ashtu ka paralajmëruar se vendi ndodhet përpara një ’97 të dytë. Por ky ndryshim kursi nga ana e Bashës, ka bërë që Berisha të hidhet në sulm kundër kryedemokratit. Sinjalin e dha dje kryebashkiaku i Kamzës, i cili bëri thirrje për vetëflijim./Gazeta SOT

 

Tags: bashaBerishaMetaprotestat

TË LIDHURA

Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine
Aktualitet

Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

08:26 | 08/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Next Post
Kamzhiku i qeverisë mbi liritë universitare dhe të mendimit shkencor

11 arsye përse nuk do të votoj

Meta i qëndron besnik orarit, shkon në Presidencë në 05:00 të mëngjesit

Meta i qëndron besnik orarit, shkon në Presidencë në 05:00 të mëngjesit

“Jam e lumtur!” Jonida Maliqi flet për herë të parë për Romeo Veshajn

“Jam e lumtur!” Jonida Maliqi flet për herë të parë për Romeo Veshajn







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës
Bota

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës

by mirseda
10:01 | 08/12/2025
0

Forcat ruse nisën një valë të re sulmesh me dronë gjatë natës në disa rajone të Ukrainës,...

A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

08:58 | 08/12/2025
Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

08:26 | 08/12/2025
Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

22:05 | 06/12/2025
Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com