Teksa opozita paralizoi mbrëmë rrugët kryesore të vendit, kryeministri Rama vijon të jetë i vendosur në ‘misionin’ e tij. Ai ka prezantuar në orët e para të ditës, transformimin e qendrës Shëndetësore të Voskopojës, e cila është restauruar tërësisht.
Vetë stafi i kësaj qendre mjekësore thotë se tashmë janë shumë të kënaqur me ambientet e reja, dhe akoma më të motivuar, pasi vite më parë, godina ka qenë në kushte jo shumë të mira.