Ka tentuar të vrasë veten një i burgosur rus, i cili është dënuar për vrasjen e një shqiptari 29-vjeçar në burgun e Trikallas, Greqi.
Sipas mediave greke, i dënuar ka tentuar vetëvrasjen në qelinë e tij duke prerë damarët e duarve me një copë qelqi.
Ky rast është konstatuar në kohë, ndërsa është transportuar me urgjencë në Spitalin e Ndihmës së parë në Trikalla.