Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Opozita e bashkuar publikon propozimin me 7 pika për “Zgjedhoren”

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Opozita e bashkuar publikon propozimin me 7 pika për “Zgjedhoren”

Opozita e bashkuar, në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik ka prezantuar qëndrimin e saj të përmbledhura në 7 pika në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Sipas opozitës, prioritetet bazohen në rekomandimet e OSBE/ODIHR që lidhet me shitblerjen e votës, mosndëshkimi i krimeve zgjedhore, presioni mbi zgjedhësit, presioni mbi administratën, abuzimi me burimet shtetërore; liria e votës dhe sekreti i votës.

Këshilli Politik përbëhet nga 10 anëtarë, nga të cilët:

– 5 përfaqësues të Kuvendit;

– 5 përfaqësues të Opozitës së Bashkuar.

Këshilli Politik harton kalendarin e punës së përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve teknikë, duke siguruar që Reforma Zgjedhore të përfundojë jo më vonë se 15 Mars 2020. Ai kryen monitorimin e veprimtarisë së përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve teknikë. Përfaqësuesit politikë ndahen si më poshtë:

– 2 anëtarë të propozuar nga Kuvendi;

– 2 anëtarë të propozuar nga Opozita e Bashkuar.

Numri i ekspertëve për secilën palë përcaktohet nga vetë përfaqësuesit politikë.

Diskutimet mbi Reformën Zgjedhore duhet të jenë transparente, gjithëpërfshirëse dhe publike. Produkti i dakordësuar, miratohet pa ndryshime në komisionin e Reformës Zgjedhore dhe në seancë plenare.

Diskutimi për Reformën Zgjedhore duhet të kryhet sipas një rendi përparësish, me qëllim zgjidhjen e problematikave që kërkojnë vullnet politik për të garantuar zgjedhjet demokratike dhe qeverisjen përfaqësuese dhe kushtetuese dh,e më pas, me zgjidhjen e çështjeve me karakter teknik.

 Rekomandimet prioritare të Raporteve të OSBE-ODIHR, që mbulojnë çështje themelore per standartet e zgjedhjeve:

Shitblerja e votës

Mosndëshkimi i krimeve zgjedhore

Presioni mbi zgjedhësit

Presioni mbi administratën

Abuzimi me burimet shtetërore;

Liria e votës

Sekreti i votës

Probleme të tjera që nuk kanë dalë si Rekomandime, por që janë ‎në rritje dhe cënojnë procesin zgjedhor, janë:

Përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje (dalë jo vetëm nga përgjimet e prokurorisë, të publikuara në BILD për zgjedhjet e 2017, por konstatuar si fenomen edhe nga Opinioni i Komisionit të Venecias për iniciativën mbi nevojën e vettingut në politikë). Sjellja politike e Policise së Shtetit në zgjedhje (dalë edhe nga përgjimet e prokurorisë, të publikuara nga BILD, ku drejtuesit e Policisë së Shtetit vepronin si struktura elektorale të partisë në pushtet).

Ngadalësimi i veprimit të Dekriminalizimit‎.

Cilësia e përfaqësimit dhe kandidatëve.

Mosekzistenca e gjykatave me rol në zgjedhje ‎(Gjykata Kushtetuese apo Kolegji Zgjedhor).

Listat e zgjedhësve si pasojë e dështimit të zbatimit të sistemit të adresave‎ dhe mirëmbajtjes së sistemit të gjendjes civile.

Rinovimi i kartave të identitetit.

Në të gjitha këto problematika, e përbashkëta qendron në mosveprimin nga ana e autoriteteve për të përmbushur detyrime ligjore pozitive ‎ose veprime në shkelje të ligjit që dëmtojnë zgjedhjet.

Gjithashtu, problemet e mësipërme janë të rregulluara në Kod Zgjedhor, Kod Penal,‎ Ligjin e Dekriminalizimit, legjislacionet për administratën publike, policinë, shërbimin e gjendjes civile, etj. Ndërkohe që, në ndonjë rast, nuk përjashtohet nevoja e ndonjë përmirësimi ligjor jothemelor, këto fusha problematike nuk kanë nevojë për reformim ligjor, por për vullnet politik dhe zgjidhje me karakter politik.

Në lidhje me këto çështje, theksi duhet të bjerë tek togfjalëshi “zbatim i rekomandimeve”. Kjo lidhet si me ‎detyrimin e zbatimit të rekomandimeve në raport me OSBE/ODIHR, por, po aq shumë, me mocionin e Bundestagut. Madje, ekzistenca e legjislacionit e kalon barrën e zbatimit tek “përgjegjësia e autoriteteve” pa humbur kohë apo tek “vullneti politik” për zbatimin e tyre. Në çdo rast, për këto çështje nuk mund të vendoset “tick on the box” duke bërë ndryshime apo forcime ligjore në letër, por vetëm zgjidhje politike që janë të zbatueshme në zgjedhje.

Opozita e Bashkuar angazhohet për të diskutuar një reformë për ligjin e partive politike, përfshirë transparencën e financimit të tyre dhe fushatave zgjedhore, vendimmarrjen demokratike brenda partive politike, si dhe një sistem zgjedhor që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese që synon forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit.

Opozita e Bashkuar mbështet qëndrimin e Misionit të OSBE-ODIHR se “Kuadri ligjor aktual mund të ofronte një bazë të shëndoshë për zgjedhje demokratike, nëse do të zbatohej në mënyrë të paanshme dhe me një vullnet të sinqertë politik”. Për pasojë, organet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë në mënyrë të plotë, të menjëhershme dhe transparente çdo akuzë për shkelje zgjedhore: shitblerja e votës; presioni mbi zgjedhësit në administratë publike; abuzimi me burimet njerëzore dhe financiare shtetërore, pra mos ndarja e shtetit nga partia në pushtet; cënimi i sekretit dhe lirisë së votës; manipulimi dhe falsifikimi i rezultatit. Ky është tashmë edhe një nga kushtet e Bundestagut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, nevojiten garanci shtesë shtetërore për barazi të subjekteve zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve demokratike që garantojnë ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Duhet vullnet politik dhe një mekanizëm konkret të zbatueshëm për të realizuar ndarjen e plotë të politikës nga krimi. Kapja e shtetit nga krimi përmes përfshirjes së individëve me rekorde kriminale apo me lidhje me krimin e organizuar, në Kuvend, në Qeveri, në pushtetin vendor, në funksione të larta apo funksione kyçe të administratës publike dhe organeve ligjzbatuese, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike dhe për vetë sigurinë kombëtare.

 

 

Tags: opozita e bashkuarOSBE ODIHRreforma zgjedhore

TË LIDHURA

Vendimi i Apelit për 3 të akuzuarit e vrasjes së Martin Çeços, Avokati: Bie ndesh me ligjin
Aktualitet

Vendimi i Apelit për 3 të akuzuarit e vrasjes së Martin Çeços, Avokati: Bie ndesh me ligjin

12:45 | 16/01/2026
“Që ta bëni si Franca, ju duhet të jeni Franca”/ Rama jep këshilla: E kam bërë dhe unë këtë gabim
Aktualitet

“Që ta bëni si Franca, ju duhet të jeni Franca”/ Rama jep këshilla: E kam bërë dhe unë këtë gabim

12:40 | 16/01/2026
Rama u tërheq vëmendjen ministreve për negociatat me BE: Duhet shumë më tepër punë, informoni …
Aktualitet

Rama u tërheq vëmendjen ministreve për negociatat me BE: Duhet shumë më tepër punë, informoni …

12:34 | 16/01/2026
Next Post
Pas largimit nga familja mbretërore, Meghan Markle i përvishet punës

Pas largimit nga familja mbretërore, Meghan Markle i përvishet punës

Artan Hoxha: Në qeli janë vetëm ata që kanë frikë, s’kanë ku shkojnë

Artan Hoxha: Në qeli janë vetëm ata që kanë frikë, s’kanë ku shkojnë

Ndarja nga jeta e Xhevdet Ferrit/ Meta: Kjo humbje më ka prekur thellë

Ndarja nga jeta e Xhevdet Ferrit/ Meta: Kjo humbje më ka prekur thellë







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Vendimi i Apelit për 3 të akuzuarit e vrasjes së Martin Çeços, Avokati: Bie ndesh me ligjin
Aktualitet

Vendimi i Apelit për 3 të akuzuarit e vrasjes së Martin Çeços, Avokati: Bie ndesh me ligjin

by mirseda
12:45 | 16/01/2026
0

Avokati Nevzat Tarelli, avokati i tre të akuzuarve për vrasjen e Martin Çeços në vitin 2022, ka...

“Që ta bëni si Franca, ju duhet të jeni Franca”/ Rama jep këshilla: E kam bërë dhe unë këtë gabim

“Që ta bëni si Franca, ju duhet të jeni Franca”/ Rama jep këshilla: E kam bërë dhe unë këtë gabim

12:40 | 16/01/2026
Rama u tërheq vëmendjen ministreve për negociatat me BE: Duhet shumë më tepër punë, informoni …

Rama u tërheq vëmendjen ministreve për negociatat me BE: Duhet shumë më tepër punë, informoni …

12:34 | 16/01/2026
“Nuk duhet falur askush”, Rama vendos ‘piketat’  për rrugën në BE: Siguria ushqimore problematike,

“Nuk duhet falur askush”, Rama vendos ‘piketat’ për rrugën në BE: Siguria ushqimore problematike,

12:14 | 16/01/2026
Rama mblodhi sot grupin e PS: Evidentuam sfidat dhe vendosëm piketat për 2026!

Rama mblodhi sot grupin e PS: Evidentuam sfidat dhe vendosëm piketat për 2026!

12:11 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com