Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Opozita djeg mandatet, eksperti: I kalojnë Partisë Socialiste

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Opozita djeg mandatet, eksperti: I kalojnë Partisë Socialiste

I ftuari i kësaj të hëne në “Top Talk”, emisionin e gazetarit Denis Dyrnjaja, ishte Denar Biba, ekspert i së drejtës kushtetuese dhe njëherazi nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai shpjegoi më konkretisht se kujt i kalojnë mandatet e lëna nga Partia Demokratike, nëse vendimi politik i Lulzim Bashës do të respektohet nga të gjithë kandidatët në listën e PD-së.

Qëllimi i Partisë Demokratike, sikurse është deklaruar, është provokimi i zgjedhjeve të parakohshme. Por, më parë kërkohet një qeveri teknike që të shkohet në këto zgjedhje. A mundet të provokohen zgjedhje të parakohshme me këtë akt politik?

“Unë s’dua të bëj analistin politik, por është vështirë, sepse praktikisht do të duhet një ushtrim shumë i gjatë. Siç do të jepen individualisht dorëheqjet nga mandati, KQZ do të vijojë në proces të gjithë kandidatët e tjerë të listës. Në bazë të nenit 67 të Kodit Zgjedhor, Partia Demokratike ka depozituar një listë me 194 kandidatë për deputetë, nga 140 që ka Kuvendi i Shqipërisë gjithsej, kështu që do të duhet të ezaurohen 151 kandidatë që janë në pritje”, tha Denar Biba.

Nëse deputetët e PD dhe vet Partia Demokratike vendosin të respektojnë vendimin politik në mënyrë unanime për të hequr dorë nga mandati, atëherë duhet edhe një negociim tjetër me kandidatët që të refuzojnë edhe ata mandatin dhe të respektojnë vendimin politik të PD-së?

“Në respekt të Kushtetutës dhe të ligjit, Kuvendi do të shpallë vakancën, KQZ do t’ia kalojë mandatin çdo individi, deri në refuzimin përfundimtar të kandidatit më të fundit, të 194-tit në listën e PD-së”, tha Biba.

Duhet ndjekur me interes, pasi mund të ketë individë, të cilët mund të dalin jashtë linjës politike dhe partiake, thjesht për të shkruar në jetëshkrimin (CV) e tyre, që ‘edhe unë kam qenë deputet i Republikës së Shqipërisë’, duke krijuar kështu një skenar të paparashikuar nga pikëpamja publike, edhe pse PD-ja mund ta ketë marrë parasysh këtë…

“Janë 151 kandidatë për t’u testuar, kështu që ndoshta edhe mund të ketë”, theksoi Biba.

Megjithatë, marrim si të mirëqenë se nuk do të ketë asnjë kandidat kundër linjës nga Partia Demokratike. Kujt i shkojnë këto mandate nëse PD-ja nuk do të jetë në Parlament? I shkojnë LSI-së, një partie tjetër të koalicionit të djathtë?

“Jo më kot ligji ka kërkuar që partitë, kur depozitojnë listat, të kenë minimalisht jo më pak se 140 deputetë, me hipotezën se një parti mund ta marrë edhe e vetme të gjithë Parlamentin, nëse populli vendos kështu. Në këtë pikë nuk supozohet të ketë boshllëk, sepse nuk ekziston në aspektin kushtetues. Nëse Partia Demokratike do të kishte hyrë në koalicion parazgjedhor, – por po të kujtoni në zgjedhjet e vitit 2017 partitë hynë të gjitha individualisht, – koalicion ky i regjistruar, atëherë mandatet do t’i shkonin partisë së dytë me herësin më të lartë. Por në këtë rast nuk ekziston. Duke mos pasur një të tillë, partia me herësin më të lartë në Kuvend mbetet Partia Socialiste. Nëse të gjithë kandidatët në listën prej 194 vetësh do të refuzojnë të marrin mandatin, atëherë do t’u vijë radha individëve të listës së Partisë Socialiste. Edhe këta të fundit kanë të drejtë gjithashtu të mos pranojnë. Nëse ndodh kështu, radha do t’i takojë partisë Lëvizja Socialiste për Integrim”, shpjegoi më tej eksperti Denar Biba.

Të flasim pak për thellësinë e kësaj që po ndodh në konceptin kushtetues dhe politik parlamentar. Nëse edhe LSI-ja vendos të dorëzojë 19 mandatet e saj, a mund të kemi një ngërç të thellë politik dhe institucional, që mund t’i provokojë realisht zgjedhjet?

“Ligji nuk e parashikon boshllëkun, ndaj, ndërkohë që këta do të dorëhiqen, institucionet do të vijojnë me zëvendësimet. Shqetësimi, nga pozitat e qytetarit është tejet i lartë edhe tek unë, sepse kjo ngjarje është e rëndë, e paprecedentë, që nuk është parë as në demokracitë rreth e rrotull nesh, e aq më pak në demokracitë europiano-perëndimore. Por, kjo është të ndryshosh rregullat e lojës demokratike në mes të procesit, gjë që nuk më takon mua ta analizoj”, tha Denar Biba.

Në politikë nuk ka asgjë të paparashikueshme, sepse janë veprime që sjellin një produkt a një efekt.

“Parlamenti vazhdon me numrat që ka aktualisht Partia Socialiste. Natyrisht, shumica do të vendoset në pozita të vështira për të miratuar ligje që do të kërkojnë 3/5-tat, si ndryshimet në kode etj., por ligjet e zakonshme janë praktikisht të kalueshme nga mazhoranca aktuale. Formalisht, jeta institucionale vazhdon”, deklaroi eksperti Biba./ Top Channel

Tags: Denar BibaEkspertimandatetPS

TË LIDHURA

Hidhet shorti në Apelin e GJKKO, ja kush do të shqyrtojë çështjen “Balluku”
Aktualitet

Hidhet shorti në Apelin e GJKKO, ja kush do të shqyrtojë çështjen “Balluku”

14:52 | 11/12/2025
Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Deputetët firmosën kur mbështeti Florjan Binajn
Politikë

Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Deputetët firmosën kur mbështeti Florjan Binajn

14:47 | 11/12/2025
Braho tregon sfidën më të madhe nëse merr detyrën e kreut të SPAK: Maturim të Prokurorisë së Posaçme
Aktualitet

Braho tregon sfidën më të madhe nëse merr detyrën e kreut të SPAK: Maturim të Prokurorisë së Posaçme

14:44 | 11/12/2025
Next Post
Pretendentët/Ja kush mund të zëvendësojë Jose Mourinhon

Mourinho qartëson të ardhmen, ja ku do ta shohim sezonin e ardhshëm

Djegia e mandateve nga opozita, reagon Knut Fleckenstein

Djegia e mandateve nga opozita, reagon Knut Fleckenstein

Veliaj ‘mbështeti’ protestën e opozitës, zyrtarët e tij në protestë

Veliaj ‘mbështeti’ protestën e opozitës, zyrtarët e tij në protestë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Hidhet shorti në Apelin e GJKKO, ja kush do të shqyrtojë çështjen “Balluku”
Aktualitet

Hidhet shorti në Apelin e GJKKO, ja kush do të shqyrtojë çështjen “Balluku”

by mirseda
14:52 | 11/12/2025
0

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 86 akti,...

Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Deputetët firmosën kur mbështeti Florjan Binajn

Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Deputetët firmosën kur mbështeti Florjan Binajn

14:47 | 11/12/2025
Braho tregon sfidën më të madhe nëse merr detyrën e kreut të SPAK: Maturim të Prokurorisë së Posaçme

Braho tregon sfidën më të madhe nëse merr detyrën e kreut të SPAK: Maturim të Prokurorisë së Posaçme

14:44 | 11/12/2025
Berisha: Mazhoranca ka rënë, kot votoni dhe kot sillni ligje e buxhete

Berisha: Mazhoranca ka rënë, kot votoni dhe kot sillni ligje e buxhete

14:08 | 11/12/2025
Protestuesit i’a dalin, kryeministri bullgar jep dorëheqjen

Protestuesit i’a dalin, kryeministri bullgar jep dorëheqjen

14:05 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com