Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Opozita dhe trishtimi për mungesën e kauzës

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Albin Kurti, pse ende nuk është kryeministër de facto

Nga: Ben Andoni

Prej kohësh kryetari i Opozitës Lulzim Basha i është ngjitur kauzës së pandemisë. Çdo pak orë nga burime të ndryshme të kuartierit të tij përcillen mesazhe për menaxhimin e keq të situatës pandemike në vend. Jepen dëshmi, krahasohen eksperienca, akuzohet. Shumë akuzohet. I përgjigjet Rama. Sërish me akuza për paaftësi dhe…

Fatkeqësisht, mënyra sesi po menaxhohet në Shqipëri nuk duhet se është më ndryshe nga vendet e tjera, qoftë me kapacitete shumë më të larta se ne. Ndërkohë, as edhe një nga mjekët, që janë në kuartierin e PD-së, nuk mori kurajën qytetare t’i bashkohej një aksioni kombëtar dhe të ndihte si mjek i thjeshtë. Makar të vishte në mënyrë simbolike bluzën e bardhë. Këtu veçohen atdhetarët dhe këtu dallojnë kauzat.Nuk po merremi me partitë e vogla, që me mundësitë e kufizuara vetëm atakojnë dhe mllefosin teksa po kalkulojnë se nga do ia mbajnë pas 25 prillit.

Dhe, kanë të drejtë. Është caku i fundit për disa. LSI-ja nuk bie më poshtë, porse është më racionale, tashmë që ka humbur shumë në opozitë. Megjithatë, shigjetat e saj janë vetëm në një drejtim: Duhet të shpohet Rama dhe të shporret, të zhduket!!! Kryemadhi e tregon me gjestikulacione dhe me pathos të gjithë. Tek e fundit po shikon qartë se kauza është vetëm ai dhe jo vetëm e thjesht gjendja ekonomike e vendit që përmendet vetëm si ilustrim apo situata sociale në vend.

Ilir Meta, presidenti i vendit, duke luajtur mes funksionit si primar i vendit, por edhe si pjesëtar indirekt i opozitës ka sjellë një regjistër ligjërimi që shpesh e nxjerr zbuluar në ambicien e tij të pamatë politike, që ia ushqeu Rama. Dhe, më tej, partitë e reja që e kanë nisur ligjërimin për të treguar  se janë të reja në mendësi, duke folur dhe duke u rrethuar me të rinj, që rrinë të shushatur para këtyre ligjërimeve, në dekorin e radhës.

Të gjithë pozojnë: Meta me gjuhën e trupit fizike dhe pak si shumë butaforike; Basha me indiferencën dhe sigurinë e fitores 100%; Topalli me shpresën e brishtë për ndryshim, të tjerët me gjuhën e padurimit dhe ofrimin e kapaciteteve të tyre minore. Nga ana e tij, kryeministri u përcjell nga një video në ditë në endjet e tij shqiptare, një mesazh për ndonjë figurë harruar prej dekadash dhe ironi shumëplanëshe. I gjithë ky karusel i ka lodhur shqiptarët në vërtitjen e tij, saqë mezi po presin 25 Prillin, ditën kur kjo tollovi do të marrë disi udhë. Për fat të keq, kemi dhe disa muaj para, që këtij padurimi i shtohet edhe makthi pandemi për të cilin askush në glob nuk ka një përgjigje, përveç lloj-lloj specialistësh pa kurajë, që kumtojnë receta dhe rregulla pafund, që ndryshojnë sërish.

Ka të ngjarë që Shqipëria sërish duket se do t’i falet të Majtës. Këtë e shikon nga paqartësia e ideve që artikulohen dhe lodhja prej çështjeve, që nuk lidhen me Ramën. Dhe, e Majta po përfiton bajagi. Ka tetë vjet në pushtet dhe duket se në këtë mandat në trenin e vet do të përfshijë dhe parti të tjera, që dikur nuk mund të imagjinoheshin. Jo më kot, edhe parti si Balli apo edhe të tjerë si Partia Agrare e kanë ulur tonalitetin agresiv, duke i shkelur syrin e duke pritur ofertën e re të PS-së.

Larg frymës së partive kryesore në vend, ajo që na dhemb të gjithëve është mungesa e kauzës së drejtë nga opozita, mungesa e Mea Culpës nga Socialistët, ajo që ushqen frymë dhe që ndikon në votime. Bash ajo që i bën njerëzit të mos shohin vetëm ikjen si mundësi.  Është e lehtë të bërtasësh për pandeminë, për situatën post-tërmet, por është e vështirë të ngresh kauzë, kur mendon thjesht se duhet të largohet thjesht Rama. Kjo po i lodh njerëzit sot, sepse njerëzit nuk duan më këta lloj liderësh sesa njeriun, që t’u japë një drejtim dhe t’i bëjë të jetojnë disi më pa andralla. E opozita, për fat të keq, nuk po na jep një kauzë reale, të qartë e të thjeshtë kundër…”përbindëshit”, me shumë probleme Rama. (Javanews)

Tags: ben andoniKryemadhilulzim bashaopozita

TË LIDHURA

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Qytetarët ndërgjegjësohen, ulet numri i gjobave për mos mbajtjen e maskave

Qytetarët ndërgjegjësohen, ulet numri i gjobave për mos mbajtjen e maskave

Do vendosej nëse do thirrej Berisha si dëshmitar, shtyhet seanca ndaj Haxhisë

Do vendosej nëse do thirrej Berisha si dëshmitar, shtyhet seanca ndaj Haxhisë

Meta thirrje të fortë shqiptarëve: Zgjohuni, jemi të rrezikuar

Meta: 25 prilli referendum, Shqipëria në Europë ose në gropë







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Më shumë se 100 magazina në kapanonet e djegura, flakët nisën nga kabujt elektrikë
Aktualitet

Më shumë se 100 magazina në kapanonet e djegura, flakët nisën nga kabujt elektrikë

by mirseda
11:09 | 09/01/2026
0

Dy kapanonet e djegura A dhe B në tregun e rrobave në zonën e “5 Majit” në...

Ervin Salianji njofton takimin e radhës me demokratët: Shihemi në Korçën e shtrenjtë

Ervin Salianji njofton takimin e radhës me demokratët: Shihemi në Korçën e shtrenjtë

11:07 | 09/01/2026
Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti

Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti

10:13 | 09/01/2026
Ndërpritet energjia elektrike në tunelin e Murrizit, rrezikohet siguria e qarkullimit

Ndërpritet energjia elektrike në tunelin e Murrizit, rrezikohet siguria e qarkullimit

10:02 | 09/01/2026
Lëvizja Bashkë proteston para bashkisë së Durrësit, kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Lëvizja Bashkë proteston para bashkisë së Durrësit, kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

09:58 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com