Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Operacioni “BLLOKU”/ Sekuestrohen kokainë dhe euro, ndalohen 3 persona

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
76-vjeçarin e paralizuan me lëng, arrestohen autorët. Mes tyre vajza që e futi në kurth

Policia në Tiranë ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla,  si dhe një rast të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Si pasojë është arrestuar në flagrancë një shtetas dhe janë proceduar penalisht dy të tjerë. Ndërkohë mësohet se policia ka Sekuestruar kokainë, franga zviceriane, euro, dollarë e lekë, si dhe një automjet.

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla,  si dhe një rast i pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Finalizohet operacioni policor “BLLOKU”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohen penalisht dy të tjerë.

Sekuestrohet kokainë, franga zviceriane, euro, dollarë e lekë, si dhe një automjet.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 2, pasi kishin marrë informacion në rrugë operative se një shtetas duke qarkulluar me automjetin e tij shpërndante kokainë në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor  “Blloku”.

Si rezultat i operacionit në rrugën “Brigada e 8”, nga punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Nr.2, është ndaluar për për kontroll mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M, dhe me  pasagjerë shtetasit A.M. dhe E.P.

Gjatë kontrollit në pjesën e brendshme të monitorit të kasetofonit policia gjeti dhe sekuestroi 43 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Po gjatë kontrollit fizik të  shtetasit E.P, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej 25500 franga zviceriane, 600 euro, 49500 lekë dhe 100 dollarë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti në posedim të shtetasit R. M. si dhe 6 telefona celular në posedim të shtetasve të lartpërmendur.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D. V.  P. Tiranë, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– R. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

– E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, Sauk, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Moskallëzim Krimi”.

– A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë,  për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë,  për veprime të mëtejshme hetimore .

 

Tags: 3 personaeurokokainemakinendalohensekuestrohen

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi
Aktualitet

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Next Post
Protestat nisin që sot, qytetarët me pankarta në duar para kryeministrisë

Protestat nisin që sot, qytetarët me pankarta në duar para kryeministrisë

Greqi: Shenja për ndërrim të pushtetit

Greqi: Shenja për ndërrim të pushtetit

Rama feston sot datëlindjen, ka një mesazh urimi për pavarësinë e SHBA-ve

Opozita nuk e njeh 30 qershorin, Rama flet për "problemet pas fitores"







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

by mirseda
22:49 | 23/02/2026
0

Një avion transporti mjekësor me shtatë persona në bord është rrëzuar në lindje të Indisë. Sipas raportimeve...

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com