34 persona janë arrestuar nga policia italiane, pas operacionit të gjerë antidrogë “Astice”, në Latina.
Sipas mediave italiane, 30 persona kanë përfunduar në qeli ndërsa të tjerët janë në kërkim ose arrest shtëpiak. Mësohet se mes të arrestuarve ka edhe shtetas shqiptarë, ndërsa bashkë me ta janë prangosur edhe 2 oficerë policie, të cilët dyshohet se janë korruptuar nga ana e të arrestuarve.
Dy policët përfundon në burg nën akuzat e korrupsionit, sepse kishin favorizuar disa eksponentë kryesorë të krimit të organizuar në Pontine, duke u dhënë atyre favorizime në këmbim të parave dhe drogës.
Ndërkohë, shqiptarët e arrestuar nga ky operacion janë: Eduard Lala 26 vjeç, Edri Collaku 28 vjeç, Ndriçim Lalaj 29 vjeç. E arrestuar përfundoi edhe një grua nga Shqipëria, Eneida Skëndo 28 vjeçe.