Prej orëve të para të ditës, forcat RENEA kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit.
Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për një operacion blic, që mund të vërë në pranga të shumëkërkuarit që janë strehuar në këtë zonë.
Por nuk përjashtohet as mundësia e një operacioni anti-drogë.
Ende nuk ka një informacion nga burime zyrtare të policisë.