Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Olta Xhaçka drejt Dibrës me helikopter”, PD nxjerr pamjet e ministres

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Olta Xhaçka drejt Dibrës me helikopter”, PD nxjerr pamjet e ministres

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka publikuar sot një video në lidhje me akuzat e bëra disa ditë më parë ndaj Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, sipas të cilës po bënte fushatë duke shkuar në Dibër me helikopterin ushtarak.

Vokshi tha se Xhaçka ka udhëtuar me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes ditën e premte për të marrë pjesë në një takim të Partisë Socialiste.

Sipas saj, ky udhëtim me helikopter ka kushtuar 10 mijë euro.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

48 orët e fundit qytetarët kanë ndjekur propagandën e shfrenuar të kryeministrit, i cili ka folur për gjithçka, por jo për shkeljen e rëndë të ligjit nga Ministrja e tij e Mbrojtjes.

Partia Demokratike publikoi pak ditë me parë pamje të mbërritjes së Olta Xhaçkës në Dibër me helikopterin ushtarak për një takim të Partisë Socialiste atje, ku është e deleguar.

Si reagoi Ministrja e Mbrojtjes? Fillimisht heshti, por kur presioni ynë dhe i publikut u rrit, ajo doli dhe mashtroi duke thënë se nuk e kishte përdorur helikopterin.

E vërteta është se Olta Xhaçka ka udhëtuar me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes ditën e premte. Helikopteri e ka çuar në Dibër, më pas është kthyer në Tiranë. Brenda të njëjtës ditë, ka shkuar ta marrë sërish drejtuesen politike të qarkut të Dibrës për Partinë Socialiste, pasi ka bërë takime me strukturat e partisë, për qëllimi politike, elektorale, takime që nuk përputhen me përmbushjen e detyrave funksionale të saj.

Pas pak do të ndiqni një video, që publikohet sot për herë të parë. Është vetëm një nga provat që PD disponon dhe që fakton se Olta Xhaçka gënjeu shqiptarët. Ajo ka udhëtuar me helikopter brenda ditës për takime partie, duke harxhuar të paktën 10 mijë euro, ndërkohë që ambulancat para infektivit ndizen me të shtyra.

Të ndjekim videon!

(Ditën e premte, helikopteri ka ardhur për herë të dytë në Dibër, pasi Olta Xhaçka ka mbaruar takimet e partisë. Ndihmësja e saj e kabinetit shfaqet pranë helikopterit. Makina e zezë është e Ministres së Mbrojtjes. Ja ku është Olta Xhaçka që zbret nga makina, për t’u futur më helikopter)

Gjithçka është e qartc si drita e diellit. Ministrja Xhaçka ka gënjyer shqiptarët për të mbuluar shpërdorimin flagrant të detyrës prej saj, duke përdorur helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për punët e Partisë Socialiste.

Edi Rama nuk reagon për këtë akt flagrant, sepse vetë ndan të njëjtin moral. Në 1 vjetorin e tërmetit, fluturon me avion charter drejt Abu Dhabit, ndërkohë që mbi 11 mijë familjet e dëmtuara nga tërmeti  vuajnë pasojat e papërgjegjshmërisë së tij.

Pamjet në video, kur një ministër përdor helikopterin e shtetit si taksi private, duhen fiksuar mirë nga çdo shqiptar që sot nuk ka bukë për fëmijët, që sot është në çadra, me qira apo në shtëpi të dëmtuara nga tërmeti.

Këto pamje, duhen kujtuar nga çdo shqiptar që merr lekë borxh për të blerë ilaçet anticovid apo një bombol oksigjeni me çmime stratosferike. që pret me orë të tëra në ambulancë në të ftohtë, ndërkohë që  kryeministri, në vend të ishte në punë, rri gjithë kohës në facebook.

Herët a vonë Olta Xhaçka do të japë llogari. Bën mirë që gënjeshtrën e parë të mos e pasojë me një gënjeshtër edhe më të madhe!

Tags: Albana Vokshifushatehelikopterolta xhackaPDVideo

TË LIDHURA

Përfshihet nga zjarri masivi pyjor te “Suka e Mamëzit” në Kukës, era favorizon përhapjen e flakëve
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri masivi pyjor te “Suka e Mamëzit” në Kukës, era favorizon përhapjen e flakëve

15:45 | 21/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.
Aktualitet

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Pas emërimit, Balla: Do marrim të gjitha bashkitë në 2027
Politikë

Pas emërimit, Balla: Do marrim të gjitha bashkitë në 2027

15:20 | 21/03/2026
Next Post
Politikanit kosovar, Veton Surroi i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës”

Politikanit kosovar, Veton Surroi i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës''

Përshëndetja e fundit/ Publikohet videoja e Maradonës para se të nderronte jetë

Përshëndetja e fundit/ Publikohet videoja e Maradonës para se të nderronte jetë

Vritet shkencëtari iranian i armëve bërthamore

Vritet shkencëtari iranian i armëve bërthamore







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Nën shënjestrën e sulmeve hakmarrëse të Iranit, shpërthime të fuqishme në kryeqytetin e Bahreinit
Bota

Nën shënjestrën e sulmeve hakmarrëse të Iranit, shpërthime të fuqishme në kryeqytetin e Bahreinit

by mirseda
16:04 | 21/03/2026
0

Nuk ka qetësi në vendet e Gjirit Persik! Shpërthime të shumta janë dëgjuar në Manama, kryeqytetin e...

Përfshihet nga zjarri masivi pyjor te “Suka e Mamëzit” në Kukës, era favorizon përhapjen e flakëve

Përfshihet nga zjarri masivi pyjor te “Suka e Mamëzit” në Kukës, era favorizon përhapjen e flakëve

15:45 | 21/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Pas emërimit, Balla: Do marrim të gjitha bashkitë në 2027

Pas emërimit, Balla: Do marrim të gjitha bashkitë në 2027

15:20 | 21/03/2026
Impianti i Natanzit në shënjestër, OKB kërkon qetësi

Impianti i Natanzit në shënjestër, OKB kërkon qetësi

14:40 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com