Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Oligarkia sipas opozitës së rrugës dhe realiteti shqiptar

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Oligarkia sipas opozitës së rrugës dhe realiteti shqiptar

Nga: Alfred Peza

Nëse do të bënim një rankim të fjalëve që keqpërdoren më shumë në diskurin politik shqiptar, në krye të tyre, me siguri do të qëndronte: Oligark/ia. Si shumë mite të rreme të propogandës opozitare, edhe me këtë term abuzohet aq shumë, sa ndonjëherë duket sikur fiton qytetari. Berisha e Basha, Meta e Kryemadhi flasin për “oligarkët”, sikur të ishin një lloj speciesh të padukshme, që luajnë në prapaskenë të gjitha fijet e pushtetit me Edi Ramën, në formën e një komploti kundër qytetarëve.

“Nëse shqiptarët janë pa punë, është sepse ekonominë, paratë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Ramës. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve”– tha Kryetari i PD në Lezhë. “Kjo shumicë absolute është në radhë të parë, treguesi i vetëdijësimit të njerëzve se 30 qershori nuk bëhej për ta, por bëhej për Edi Ramën dhe një grusht banditësh dhe oligarkësh me të cilët sundon qeverinë”, përsëriti Lulzim Bashan brenda pak orësh, në Kurbin.

Si qëndron e vërteta e Shqipërisë në lidhje me këtë fenomen?

Termi “oligark” është përdorur herët që në kohën e Carëve, ndërsa në vitet ’90 gazetat ruse i referoheshin kështu zyrtarëve të partive dhe pak vite më pas, fjala mori dimensione më ekonomike. Fjala “oligark” fitoi popullaritet pas një artikulli në “Izvestija” në fillim të 1996, ku flitej për një klasë të konsoliduar brenda klasës së më të pasurve, në formën e një bërthame më të fuqishme financiarisht. “Washington Post” shkruante se “kjo klasë brenda klasës nuk përthithte vetëm kapitalin dhe pronën. Ata ishin duke blerë vende në Duma dhe duke fituar ndikim të drejtpërdrejtë në Kremlin. Ata ishin personalisht përgjegjës për rizgjedhjen e Jelcinit. Ata nuk ishin thjesht super të pasur- ata ishin kingmakers. Por ata gjithashtu i kërkonin Jelcinit që të zgjidhte mosmarrëveshjet midis tyre.”

Putini largoi e nënshtroi ata që kishin qenë pranë Jelcinit dhe afroi njerëz të rinj të lidhur personalisht me të. Ish kolegët e KGB, miq të vjetër, anëtarët e familjes dhe aleatët politikë, u bënë shumë të pasur e të fuqishëm. Sipas fjalorit politik të “Oxford”-it, termi oligark “përdoret për biznesmenë rusë me lidhje të forta (e shpesh të fshehta) politike, të cilët vunë pasuri tepër të mëdha nga liberalizimi i tregut dhe programet e privatizimit gjatë shpërbërjes së BRSS dhe ristrukturimit që pasoi të ekonomisë ruse.” Për oligarkët gjëja më e rëndësishme është pushteti. Në Rusi, pushteti të bën të pasur. Në perëndim, pasuria të bën të pushtetshëm.

Në Shqipëri, kur PD dhe LSI janë në pushtet, për Sali Berishën, Lulzim Bashën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin përfaqësuesit e biznesit të madh apo të dyshimtë konsideroheshin heronj, modelet më të shkëlqyera të kapitalizmit dhe produkte të ekonomisë së tregut të lirë. Për to jepeshin tendera, punë me para publike e buxhetore, konçensione dhe lehtësira të tjera në rrugë ekstraligjore, të dyshimta dhe deri korruptive.

E djathta që duhet të përfaqësojë politikisht të pasurit, borgjezinë e re dhe kapitalin në Shqipëri, i anatemon si “oligarkë” të gjithë ata që janë pasuruar duke konkuruar brenda ligjeve, rregullave dhe normave të shtetit. Kuptohet që e gjitha kjo bëhet për ti vendosur gjoba, për ti trembur politikisht dhe për propogandë, në kurriz të lirisë së sipërmarrjes. Kjo luftë e paprinciptë dëmton imazhin e vendit, tremb investimet e investitorët dhe ndot klimën e biznesit.

E kur flamurin e akuzave me “oligarkë” e “oligarki” putiniane, e mban Lulzim Basha që është marë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria shqiptare për lobim me para ruse, meret lehtë me mend se për çfarë po flasim. Sepse edhe po të donte Edi Rama që ta shndërronte këtë vend në ologarki, nuk do të mundej dot. Për një arësye fare të thjeshtë: Oligarkët nuk i “prodhon” individi, por sistemi specifik politik dhe elektoral i një vendi, i cili është qeverisur ashtu historikisht.

Putini e sundon prej 20 vjetësh skenën politike ruse, e do vazhdojë sipas traditës autokratike, sa të jetë gjallë. Në Shqipëri brenda kësaj periudhe kemi patur 3 rrotacione të njëpasnjëshme e normale pushteti, (një në çdo 8 vjet), mes mazhorancës dhe opozitës. “Putin nuk është një politikan i zakonshëm siç jemi mësuar me Perëndimin”, thotë Marin Katusa. “Ideja e ‘bëj një ndryshim, provo më të mirën, largohu nga posti, shkruaj një libër kujtimesh, paguhu për fjalime’ nuk i intereson Putinit. Ai beson se misioni i tij është ta çojë Rusinë drejt së shkuarës së lavdishme si një superfuqi globale”.

Do ishte mirë që pas 30 vjetësh jetë politike, në vend që të vazhdojnë të tregojnë përralla që nuk i besojnë as vetë, Sali Berisha ashtu edhe Ilir Meta, të largoheshin e të shkruanin ndonjë libër me kujtime. E sigurtë është se pas kësaj, herët ose vonë, Edi Rama do ta bëjë. Sa për tezat e sotme me “oligarkë” dhe “oligarki”, gjithkush është në gjendje të kuptojë që tani se si shumë të tjera, ato janë thjeshtë mite të rreme të makinës së tyre të vjetëruar propogandistike.

 

Tags: Alfred PezabashaBerishaKryemadhiMeta

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, dy të plagosur

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, dy të plagosur

Yndyrat e larta në gjak/ Dietologia e famshme: 10 ushqimet që iu vijnë në ndihmë

Yndyrat e larta në gjak/ Dietologia e famshme: 10 ushqimet që iu vijnë në ndihmë

PS mbledh nesër Asamblenë Kombëtare/ Rendi i ditës

PS mbledh nesër Asamblenë Kombëtare/ Rendi i ditës

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi
Bota

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

by mirseda
23:03 | 12/06/2025
0

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka rifilluar me intensitet të lartë aktivitetin e tij...

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

22:17 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com