Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

OKB në kërkim të zgjidhjes për 70 milion refugjatë

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
OKB në kërkim të zgjidhjes për 70 milion refugjatë

Të martën në Gjenevë filloi një samit tre-ditor për të trajtuar krizën e refugjatëve me të cilën po përballet mbarë bota.

Mijëra delegatë, ndër ta edhe ministrat e gati 100 qeverive po ndjekin Forumin Global të OKB-së për Refugjatët. Aty po diskutohet se si të ndihmohen dhjetëra miliona njerëz që janë shtrënguar të lënë shtëpitë e tyre, shumë prej tyre për shkak të konfliktit.

Kriza e refugjatëve në Evropë nuk mbizotëron më titujt e lajmeve. Por, mijëra emigrantë vazhdojnë të mbërrijnë në brigjet e Evropës, në kërkim të një jete më të mirë.

Për shumë prej tyre, realiteti është i ashpër. Në cepat e BE-së po shtohen kampet e sajuara dhe plot papastërti, siç është ky kamp në Bosnjë. Ëndrrat e thyera të një jete në Perëndim, ndërkohë që Evropa po forcon kufijtë e saj.

“Njerëzit nuk janë kafshë, apo jo? Shikojeni. Njerëzit rrinë në të ftohtë, pa gjumë, pa ushqim – problem i madh”, thotë Malouddin, emigrant nga Afganistani.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se globalisht 70.8 milion njerëz janë zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre, një numër i paprecedent refugjatësh.

OKB-ja thotë se shumica e vendeve, në veçanti ato më të pasura, nuk bëjnë mjaftueshëm për të ndihmuar. Forumi Global i Refugjatëve në Gjenevë synon të korrigjojë këtë pabarazi.

“Ideja qendrore është të ndahet barra dhe përgjegjësitë e një numri të madh dhe të paprecedent njerëzish, një lëvizje globale e tyre”, thotë Gillian Triggs, Ndihmës Komisionere e Lartë e UNHCR-së.

Ka pasur thirrje të ngjashme në të kaluarën. Tragjedi si mbytja e tre-vjeçarit sirian Alan Kurdi në 2015-tën shkaktuan thirrje globale për veprim, por me rezultate të pakta.

Në Turqi ndodhen mbi 3 milionë e gjysëm refugjatë, shumica i janë larguar luftës në Siri. Presidenti Recep Tayyip Erdogan ndodhet ndër delegatët në Gjenevë.

Turqia ka kritikuar vazhdimisht politikat për emigracionin të Evropës. Sipas marrëveshjes së 2016-ës, Ankaraja filloi të ndalojë emigrantët që kalonin drejt Greqisë, në këmbim të një asistence prej 6.7 miliardë dollarësh. Dhjetëra mijëra emigrantë vazhdojnë të jenë të bllokuar në kampet e ishujve grekë.

Kriza e refugjatëve shtrihen përtej Evropës. Tre çerek milioni refugjatë rohingya jetojnë në kampe në Bangladesh, pasi i shpëtuan një ofensive ushtarake në Mianmar.

Afrika nënsahariane përmbledh gati një të katërtën e popullsisë refugjate të botës.

Konfliktet në Republikën Qendrore Afrikane, në Nigeri, Sudanin Jugor, Burundin dhe Jemenin kanë kontribuar për krizën, me 18 milionë njerëz të dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Në Venezuelë, kriza politike është shndërruar në një katastrofë humanitare. 4 milion njerëz i janë larguar vendit.

UNHCR-ja, agjencia e OKB-së për refugjatët, thotë se në buxhet i mungojnë rreth 3.5 miliardë dollarë, gati 43% e buxhetit të saj.

UNHCR-ja shpreson se samiti në Gjenevë do të ndihmojë për të plotësuar këtë boshllëk, shkruan “Voa”.

“Kemi tregues shumë optimistë se do të kemi angazhime domethënëse financiare, si nga qeveritë ashtu edhe nga sistemet bankare të huadhënies. Por, do të kemi edhe angazhimin e shoqërisë civile dhe të komunitetit të biznesit”, thotë zonja Triggs.

Kjo dëgjohet disi optimiste nëse kemi parasysh përmasat e krizës, si dhe shkaqet e panumërta që po largojnë kaq shumë njerëz nga shtëpitë e tyre.

Tags: 70 milionOKBRefugjatezgjidhje

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Pas 20 vitesh negociata, finalizohet marrëveshja historike tregtare mes Indisë dhe BE-së
Bota

Pas 20 vitesh negociata, finalizohet marrëveshja historike tregtare mes Indisë dhe BE-së

09:10 | 27/01/2026
Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare

22:19 | 26/01/2026
Next Post
Keni bërë plane për nesër? Njihuni me surprizat e motit

Keni bërë plane për nesër? Njihuni me surprizat e motit

Shqipëri, ekspertët kritika për strukturat e emergjencës

Shqipëri, ekspertët kritika për strukturat e emergjencës

‘Braktis’ programin, ja ku do ta shikoni në janar Fjoralba Ponarin

‘Braktis’ programin, ja ku do ta shikoni në janar Fjoralba Ponarin







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës
Aktualitet

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

by mirseda
13:37 | 27/01/2026
0

Gjatë debatit në grupin parlamentar të EPP-së në Strasburg mbi zgjedhjet në Shqipëri dhe raportin për ‘terapinë...

Braçe s’i ndal kritikat në Kuvend: Paratë për sportet nuk jepen sipas dëshirës së ministrave

Braçe s’i ndal kritikat në Kuvend: Paratë për sportet nuk jepen sipas dëshirës së ministrave

13:21 | 27/01/2026
Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas

Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas

12:59 | 27/01/2026
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Protestë qytetare, nesër para Kryesisë së Kuvendit

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Protestë qytetare, nesër para Kryesisë së Kuvendit

12:56 | 27/01/2026
Balla dhe Braçe ‘përplasen’ në Kuvend për Aktin Normativ/ Deputeti: Amendamentin tim e rrëzuat

Balla dhe Braçe ‘përplasen’ në Kuvend për Aktin Normativ/ Deputeti: Amendamentin tim e rrëzuat

12:53 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com