E diel, 22 Nëntor, 2020
7 C
Tirana

Shqipëri, ekspertët kritika për strukturat e emergjencës

Më të lexuarat

KUJDES/ Pamje të rënda: Morgu përtej kapacitetit, trupat lihen përtokë

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Syri.net ka publikuar foto ekskluzive të siguruara nga brenda Morgu i Tiranës, ku trupat e viktimave nga Covid-19 janë vendosur në...

“Njerëzit do vdesin”, sizmologu grek parashikon një tërmet të fuqishëm

Në 30 tetor, një tërmet i fuqishëm goditi Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos, duke shkaktuar një bilanc tragjik. Po...

Pamje të rënda/‘Luftë’ mes grupeve mafioze, 29-vjeçarin e vrasin me shkopinj

Disa pamje të rënda janë bërë virale në rrjet, ndërsa dëshmojnë dhunën makabre të disa personave, ku me shkopinj në duar qëllojnë pa pikë...

“Ka planifikuar që të japë dorëheqjen”, zbulohet pasardhësi i Vladimir Putin

Kritiku i njohur i Vladimir Putin, ka nxjerrë disa të pathëna të cilat e nxjerrin zbuluar lidhur me lëvizjet e tij. Valerey Solovei ka...

Asnjë shenjë përmirësimi nga virusi/ 13 viktima, nami me të infektuarit

Vijon me ritme të larta numri i të prekurve, e po kështu edhe pacientëve që kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë. Në 24 orët...

Kryetari i LSI-së ‘tradhton’ Kryemadhin, jep dorëheqjen nga partia

Kryetari i LSI-së në Laprakë, Gentian Arapi, njofton me anë të rrjeteve sociale se ka dhënë dorëheqjen nga partia e Monika Kryemadhit. Ai rrëfen se...

Shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (Emri)

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati. Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u...

Kryemadhi: Garoj për t’u rikonfirmuar. Ja kush ‘ma mblodhi’ për maskën

Gjatë mesditës së sotme, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë në votimet që po zhvillohen brenda partisë, për zgjedhjet e kryetarit të ri dhe delegatëve. Monika...

Italia jep alarmin për ‘bombën e ujit’/Ekspertët: Mos dilni nga shtëpia (VIDEO)

Autoritetet në Itali kanë dhënë alarmin për shkak të së ashtëquajturës “bombë e ujit”, që ka sjellë një përkeqësim të menjëhershëm të kushteve atmosferike. Për...

Prej ditësh në Infektiv, Covid-19 i merr jetën ish-futbollistit të njohur

Ish-futbollisti i njohur lezhjan Nikolin Lorenci, ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Ai ka qenë prej disa ditësh i shtruar në Spitalin Infektiv...

Ekspertët në Shqipëri, pas 20 ditësh nga tërmeti i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, kanë arritur të analizojnë mënyrën e reagimit dhe të organizimit të strukturave të shtetit, kryesisht të emergjencave civile, në momentet e operacionit të kërkim shpëtimit.

Duke vendosur shkallën e krahasimit me forcat e Kosovës, ato greke, italiane etj., ata evidentojnë mangësi, që nga uniforma dhe deri tek pajisjet.

Zyrtarët thonë se pjesa më e madhe e jetëve të shpëtuara nga rrënojat është rezultat i punës së ekipeve shqiptare. Ato pranojnë se nuk janë në lartësinë e forcave të huaja, por nënvizojnë se ndodhen në një reformë të thellë.

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri vuri në provë për të parën herë pas 40 vitesh që nga tërmeti i vitit 1979, strukturat e shtetit shqiptar në orët e para të operacioneve të kërkim shpëtimit.

Shqipëria, sipas një raporti të OKB-se mbi bazën e riskut, renditet e para në Europë për fatkeqësitë natyrore, mban vendin e 31 në botë për ndjeshmërinë sizmike dhe të parin në Ballkan. Ish-drejtues të drejtorisë së emergjencave civile mendojnë se tërmeti i kapi në befasi strukturat reaguese.

“Kur mbërritën strukturat operacionale të Kosovës, që ishin të mirëkompletuar, por dhe të mirëtrajnuar, dhe të pajisur me qen kërkimi, me kamera termike dhe me kamerat e kërkimit në rrënoja, atëherë strukturat operacionale dhe drejtuesit qendror të ministrisë së brendshme dhe të mbrojtjes panë se forcat shqiptare ishin në lakuriqësinë operacionale”, thotë Shemsi Prençi, ish- Drejtor i Emergjencave Civile.

Drejtori i përgjithshëm i emergjencave civile Haki Cako, thotë se të gjitha strukturat kanë qenë aktive, që nga emergjencat civile të Ministrisë së mbrojtjes dhe ato në prefektura, zjarrfikëset, ekipet shëndetësore, policia e rendit etj.

37 trupa nga 47 që u shpëtuan gjithsej nga rrënojat ishin rezultat e punës së ekipeve shqiptare thotë ai.

“Ne kemi pajisje, nuk është se jemi pa pajisje. 37 qytetarë nuk u nxorën me duar, u nxorën me ato pajisje që ne kishim. Normal që nuk jemi në kapacitetet e pajisjeve izraelite, franceze apo italiane, por gjithsesi ne jemi në një reformë shumë të thellë”, pohon Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Emergjencave Civile.

Ekspertët i kundërshtojnë këto shifra pasi thonë se ndihma e parë qytetarëve u është dhënë nga banorët dhe se fillimisht janë ndihmuar ata që ishin të dëmtuar, por jo në rrënoja. Qytetari nga Durrësi Isa Myzyraj me profesion gazetar, sjell eksperiencën e tij personale menjëherë sapo kish rënë tërmeti.

“Kam arritur në një pallat ku banorët kërkonin ndihmë për të dalë jashtë, ishin bllokuar, pallati nga brenda kishte rënë i gjithi. Forcat e huaja dhe ato kosovare, në raport me forcat tona operacionale janë identifikuar që tek kokorja. Ato ishin pajisur me qen që ishte shumë e rëndësishme, me dorashka, me syze dhe me mjete prerëse”, shprehet Isa Myzyraj, banor i Durrësit dhe gazetar i “Dritare.net”.

Edhe mjeku Grej Malo, pjesë e një ekipi vullnetar të emergjencave civile, ka marrë pjesë në operacionin e kërkim shpëtimit në hotelin e shembur Palma, ku u shpëtua pas 21 orësh Klajdi Qato. Mjeku Malo sjell këtë konstatim nga vendngjarja.

“Forcat zjarrfikëse të Kavajës me mish e shpirt kanë arritur gjithshka. Vendosën disa arkitrarë që të mbanin strukturën sepse ishin 4 kate sipër, për t’u futur dhe për të nxjerrë Klajdin. Aty hasën një pengesë tektonike. Kishte një devijim. Me mjetet që zotëronin deri në ato momente, ishte e pamundur. Kjo u arrit me një lloj trapani pneumatik special që e sollën forcat greke”, thotë Grej Malo, mjek, pjesë e një ekipi vullnetar të emergjencave civile.

Ish-drejtuesi i emergjencave civile Shemsi Prençi është kritik kur flet dhe për zinxhirin e funksionimit të strukturave.

“Është bërë katrahura më e madhe në mbrojtjen civile. Sepse mbrojtja civile dhe sistemi i saj u shkërmoqën. Drejtoria e përgjithshme e emergjencave civile kaloi në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërkohë prefektët u lanë në Ministrinë e brendshme. Drejtoria e përgjithshme e Shërbimit zjarrfikës u la në Ministrinë e Brendshme, dhe kështu gjithë sistemi u shkërmoq”, shprehet Shemsi Prençi, ish-Drejtor i Emergjencave civile.

Por drejtuesit aktualë i hedhin poshtë këto pretendime duke argumentuar se ndryshimet ligjore që u bënë në korrik të këtij viti kishin qëllim përmirësimin e mbrojtjes civile.

“Më duhet të sqaroj këdo, që i koncepton emergjencat si ushtri të vetme. Mbrojtja civile është një sistem, nuk është një strukturë, jo vetëm në momentin kur ndodh një fatkeqësi, por dhe më përpara për reduktimin e riskut. Strukturat operacionale të shtetit janë të gjitha pjesë e këtij sistemi”, shprehet Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Emergjencave Civile.

Ish-drejtori i emergjencave Shemsi Prençi hedh kritika dhe për buxhetin e emergjencave prej 1.3 milion euro të cilin e konsideron të papërfillshëm, ndërsa drejtues aktualë thonë, se nuk mund të parashikohet buxhet për fatkeqësi me supozime, por mbi atë që ke në tryezë.

Një pikë e nxehtë që ka përfshirë mjaft grupe interesi në debat është dhe ai mbi cilësinë e ndërtimeve të cilat shtuan dëmet e tërmetit në njerëz dhe në materiale.

“Në fillim mendova se plazhi i Durrësit do ishte shembur komplet. Kur zbardhi dola dhe pashë se kishte pallate pa asnjë të çarë, dhe mendova se këtu ka një problem, që lidhet me cilësinë e ndërtimit”, thotë Isa Myzyraj, banor i Durrësit dhe gazetar i “Dritare.net”.

Edhe vetë zyrtarët janë kritikë për zhvillimin e infrastrukturës ndër vite pa plane dhe jashtë kufijve ligjorë dhe mbështesin punën e prokurorisë në hetimet e nisura.

“Një pjesë e pasojave ka ardhur nga çrregullimi total në infrastrukturë, ndërtim, arkitekturë, tranzicioni ka sjellë problemet e veta. Në shumicën e rasteve, aplikimet bëhen formale. Askush nuk interesohet kur bën një ndërtim nëse akti gjeologjik i studimit të tokës është pikërisht ai i duhuri apo jo”, thotë Haki Çako,

Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Emergjencave Civile.

Ministri i plotfuqishëm për situatën e shkaktuar nga tërmeti Bledi Çuçi thotë se pas tejkalimit të fazës së kërkim shpëtimit, dhe të sistemimit të personave të prekur nga dëmtimi i banesave, po punohet për vlerësimin e dëmeve me grupet në terren.

“Grupet e inxhinierëve janë në terren me tablet. Ka një program që identifikohet përmes sistemit GIZ” vendndodhja gjeografike e ndërtesave të dëmtuara. E lidh me adresën që shikon, plotëson formularin për të vlerësuar dëmin dhe menjëherë ajo hyn në një sistem të integruar, që komandohet dhe shihet në çdo kohë direkt në kohë reale nga të gjithë ne”, thotë Bledi Çuçi, Ministri fuqiplotë, për pasojat e shkaktuara nga tërmeti.

Shqipëria u përball me 26 nëntor me një nga fatkeqësitë më të mëdha natyrore prej afro gjysmë shekulli. Humbën jetën 51 qytetarë, mbetën mijëra të pastrehë nga dëmtimi i 8 mijë pallateve dhe banesave në tre qarqe, Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Shkalla e dëmit mendohet të jetë disa qindra milion euro. Një buxhet i varfër si ai i Shqipërisë, shifra jo premtuese e rritjes ekonomike dhe borxhi i lartë publik do të bëjë që rruga drejt ringritjes të jetë e gjatë dhe e vështirë. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama: Po fshehim vdekjet? Kapërcim i çdo kufiri, politikë me lajme të rreme

Pas akuzave të kryedemokratit Basha, sa i takon fshehjes së numrit të viktimave si pasojë e COVID-19, kryeministri Rama tha se ndjehet i keqardhur...

Basha nuk i ndahet Ramës: Tu deshën dy ditë për të manipuluar faktet

Në kohën kur edhe pak minuta na ndajnë nga deklarata publike e Ramës, sa i takon numrit të pacientëve të vdekur dhe fshehjes së...

E frikshme/Policia futet me armë në fushën e lojës, lojtarët të frikësuar

Një situatë ka dalë jashtë kontrollit në fushën e blertë. Deri këtu nuk ka asgjë për tu surprizuar, por kur ndërhyn policia me armë...

Mos e ngatërroni me gripin! Renditja e simptomave të COVID-19

Koronaviruset (CoV) janё një familje e madhe virusesh, që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek ato tepër të rënda. Në 31 dhjetor...

Dokumenti/ Publikohet fletëarresti i Gjykatës Speciale për Thaçin

Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara Nicolas Guillou, pas konfirmimit të aktakuzës për ish-presidentin Hashim Thaçi, ka lëshuar edhe fletarrestimin për të. Në...