Operacioni Forca e Ligjit ditën e sotme ka ndaluar 6 automjete të blinduara në Shijak dhe në Durrës.
Mjetet e blinduara janë ndaluar nga policia për verifikim dokumentesh, ku po shikohet nëse janë të vjedhura apo jo.
Gjithashtu raportohet se automjetet në fjalë po verifikohen edhe për numrin e shasisë.