Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar ditën e sotme formularin për deklarimin e pasurisë tre personave në Tiranë.
Bëhet fjalë për: Denis Qordja, (Denis Dervishi), Fatjon Manaj dhe Shkëlqim Sharra.
Denis Qordja është i njohur për dënimet që ka vuajtur nën akuzën e trafikut të prostitucionit.
Fatjon Manaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për shkak se ka qenë pjesëmarrës nga një organizatë kriminale.
Ndërsa Shkëlqim Sharra është dënuar për trafik droge ndërkombëtar.