Gjatë një vizite në kishën e Shën Anës në Jerusalem presidenti francez Macron ka humbur qetësinë dhe është përfshirë në një debat të ashpër me forcat e sigurisë izraelite.
Ai ndodhet për një vizitë në Jerusalem në përkujtim të 75 vjetorit të holokaustit. Momenti i debatit është filmuar nga mediat e shumta që ishin të pranishme, teksa dëgjohen tonet e larta të presidentit drejtuar oficerëve izraelitë: Të gjithë i dinë rregullat. Mua nuk më pëlqejnë ato që bëtë para meje. Dilni jashtë!”. Arsyeja e sherrit: rojet e sigurisë kanë shkelur në kishë para presidentit, çka është cilësuar si një provokim nga presidenti francez
Kisha e Shën Anës në Jerusalem është në pronësi të qeverisë franceze.