Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Oficerët e sigurisë në shkolla, Kushi zbulon vendimin e fundit

14:00 | 29/07/2022
in Kryesore, Shqipëria, Sociale, Të Gjitha, W-Instant
Kushi: Financim shtesë për universitetet publike për ndërkombëtarizimin dhe programet prioritare

Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka lajmëruar miratimin e vendimit për rritjen e numrit të oficerëve të sigurisë me 70, ndërkohë që aktualisht në shkolla ushtrojnë detyrën 150 oficerë sigurie. Risia e këtij vendimi është që oficerët e sigurisë nuk do të jenë më vetëm në shkollat e mesme, siç kanë qenë nga viti 2018, por edhe në shkollat 9-vjeçare, e prioritet shkollat me numër të lartë nxënësish.

Ministrja Kushi theksoi se në kuadër të strategjisë kombëtare të arsimit 2021-2026 ku synohet një sistem arsimor cilësor, i barabartë dhe gjithëpërfshirës që garanton më shumë mbrojtje dhe siguri për nxënësit, para dy ditësh u vendos për rritjen e numrave për punonjësit psiko-socialë me 235, si dhe për mësuesit ndihmës me 250, duke u afruar më shumë me standardet e Bashkimit Evropian.

Fjala e ministres

Përshëndetje!

Sot në Këshillin e Ministrave vendosëm që të rrisim edhe numrin e oficerëve të sigurisë në institucionet tona arsimore.

Në strategjinë kombëtare të arsimit 2021-2026 ne e kemi theksuar që synojmë të ofrojmë një sistem arsimor cilësor, të barabartë dhe gjithëpërfshirës, duke garantuar më shumë mbrojtje dhe siguri për nxënësit në institucionet tona arsimore.

Dhe në këtë kuadër edhe para dy ditësh ne kemi vendosur të rrisim numrat edhe për punonjësit psiko-socialë, si dhe për mësuesit ndihmës. Pra konkretisht ne kemi rritur stafet tona me 235 punonjës psiko-socialë, dhe 250 mësues ndihmës për nxënësit me aftësi ndryshe, duke u afruar kështu më shumë me standardet bashkëkohore të Bashkimit Evropian për këto shërbime në institucionet arsimore.

Dhe sot vijmë me një tjetër vendim të rëndësishëm. Sot kemi vendosur të rrisim edhe numrat për oficerët e sigurisë. Aktualisht në shkollat tona ne kemi 150 oficerë sigurie, në bashkëpunim kjo me Ministrinë e Brendshme, ndërkohë që sot vendosëm të kemi edhe 70 oficerë sigurie më shumë.

Qëllimi i kësaj nisme është që të ofrojmë më shumë siguri, më shumë mbrojtje për nxënësit tanë jo vetëm brenda territoreve të shkollës, por edhe në zonat përreth shkollave.

Këtë do ta sigurojmë në bashkëpunim të ngushtë me mësuesit, me punonjësit psiko-socialë dhe me institucionet e tjera lokale. Qëllimi gjithashtu është që të parandalojmë fenomenet negative që në gjenezë, pikërisht falë këtij bashkëpunimi dhe me institucionet tona, dhe me stafet tona por edhe me oficerët e policimit në komunitet.

Risia e këtij vendimi është që oficerët e sigurisë nuk do të jenë më vetëm në shkollat e mesme që kanë qenë gjatë këtyre tre viteve, që nga viti 2018 kur ka hyrë për herë të parë kjo strukturë në institucionet tona, por tashmë oficer sigurie do të kenë edhe shkollat e arsimit bazë, pra shkollat 9-vjeçare.

Natyrisht, duke i dhënë më shumë prioritet shkollave që kanë një numër më të lartë nxënësish.  Ne natyrisht gjatë kësaj periudhe do të vijojmë edhe me trajnimet, me përgatitjen e tyre, me rritjen e kapaciteteve profesionale, sepse nxënësit tanë, fëmijët tanë meritojnë më të mirën.

 

Tags: Evis Kushioficere sigurieshkolla

TË LIDHURA

Kosovë/Reduktim të energjisë elektrike derisa të stabilizohet situata
Rajoni

Kosovë/Reduktim të energjisë elektrike derisa të stabilizohet situata

15:49 | 17/08/2022
Shqipëria me koncesionin më të shtrenjtë për të shtrenjtë për pullat fiskale
Editorial - Opinione

Shqipëria me koncesionin më të shtrenjtë për të shtrenjtë për pullat fiskale

15:29 | 17/08/2022
Shefja e UNMIK-ut bën thirrje për angazhim konstruktiv në dialog
Rajoni

Shefja e UNMIK-ut bën thirrje për angazhim konstruktiv në dialog

15:11 | 17/08/2022
Next Post
SHBA-ja dënon fjalimin “nazist” të kryeministrit hungarez

SHBA-ja dënon fjalimin “nazist” të kryeministrit hungarez

Për idealin europian

100 vjet marrëdhënie me SHBA, bekim për Shqipërinë

Marrëveshja me Rusinë, ja kur do largohen anijet me grurë

Marrëveshja me Rusinë, ja kur do largohen anijet me grurë

JU REKOMANDJOMË

Bullizmi (“viktimat” e rëna në “rrjetat” sociale)

Bullizmi (“viktimat” e rëna në “rrjetat” sociale)

3 muaj ago
Lulzim Basha ka një shans të rifutet në politikë

Lulzim Basha ka një shans të rifutet në politikë

12 muaj ago
Merkel takon Putin pas 2 vitesh

Merkel takon Putin pas 2 vitesh

5 vjet ago
Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

2 vjet ago




TË FUNDIT

Kosovë/Reduktim të energjisë elektrike derisa të stabilizohet situata
Rajoni

Kosovë/Reduktim të energjisë elektrike derisa të stabilizohet situata

by Mar Si
15:49 | 17/08/2022
0

Në Kosovë do të vazhdojnë me reduktime të energjisë elektrike, derisa të stabilizohet situata. Me anë të...

Shqipëria me koncesionin më të shtrenjtë për të shtrenjtë për pullat fiskale

Shqipëria me koncesionin më të shtrenjtë për të shtrenjtë për pullat fiskale

15:29 | 17/08/2022
Shefja e UNMIK-ut bën thirrje për angazhim konstruktiv në dialog

Shefja e UNMIK-ut bën thirrje për angazhim konstruktiv në dialog

15:11 | 17/08/2022
Njihuni me robotin kamerier që mund të marrë pije dhe të pastrojë (VIDEO)

Njihuni me robotin kamerier që mund të marrë pije dhe të pastrojë (VIDEO)

14:58 | 17/08/2022
‘Treni qiellor’ i ri i Kinës mund të rrëshqasë me shpejtësi pa energji elektrike (FOTO-VIDEO)

‘Treni qiellor’ i ri i Kinës mund të rrëshqasë me shpejtësi pa energji elektrike (FOTO-VIDEO)

14:34 | 17/08/2022

Tirana Today


© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : wearedope.com