Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

100 vjet marrëdhënie me SHBA, bekim për Shqipërinë

14:34 | 29/07/2022
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Për idealin europian

Nga: Ditmir Bushati

28 korriku i vitit 1922 shënon një datë të rëndësishme në historinë diplomatike të Shqipërisë, pasi u vendosën marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që në lindje të shtetit modern shqiptar, në vitin 1914, SHBA-të nisën një mision faktmbledhës në Shqipëri të drejtuar nga diplomati George Frederick Williams.

Për fatin e mirë të kombit tonë, SHBA-të pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore kishin një peshë përcaktuese të fateve të botës. Në Konferencën e Paqes së Parisit në vitin 1919, SHBA-të mbështetën vizionin e lirisë së kombeve për të vendosur vetë për fatet e tyre.

Më posaçërisht, ishte zbatimi i një prej pikave të Presidentit amerikan Woodrow Wilson, ajo e së drejtës së popujve për vetëvendosje dhe refuzimi prej tij i planeve për ndarjen e Shqipërisë, që do t’i siguronte ish Presidentit amerikan dhe SHBA-ve një vend nderi në historinë shqiptare. Vizioni i Presidentit Wilson për botën, roli i diasporës shqiptare në SHBA dhe rrethanat historike kontribuan në vendimin që rikonfirmoi pavarësinë e Shqipërisë.

Deri në vitin 1939 Shqipëria ishte një vend miqësor dhe i preferuar për SHBA-të aq sa dhjetëra amerikanë u vendosën dhe dhanë një kontribut për vendin tonë si diplomatë, sipërmarrës, themelues shkollash e deri në investitorë ekspeditash për të zbuluar pasuritë e nëntokës shqiptare.

Lufta e Dytë Botërore dhe zhvillimet e pasluftës do ta fusnin raportin natyral miqësor mes dy vendeve tona në një armiqësi të dëmshme dhe në kundërshti të hapur me interesat historike të kombit tonë. Rreshtimi në bllokun komunist e rriti retorikën antiamerikanë në Shqipëri, shoqëruar kjo me veprime aspak miqësore, çka solli dhe largimin e misionit diplomatik amerikan nga Shqipëria, në nëntor të 1946-ës. Rrethanat e këtij largimi janë përshkruar më së miri nga përfaqësuesi amerikan në Shqipëri Henderson dhe bashkeshortja e tij, si një largim jashtë çdo praktike diplomatike dhe njerëzore. Izolimi dhe armiqësia do të merrte fund me rënien e regjimit komunist në Shqipëri në vitin 1990, që solli rivendosjen e marrëdhënieve dypalëshe, pas një ndërprerjeje të gjatë, më 15 mars të vitit 1991. Propoganda komuniste antiamerikane prodhoi efekt të kundërt tek shqiptarët, të cilët i panë SHBA-të si aleatin kryesor në shembjen e komunizmit në Europën Qendrore dhe Lindore dhe shënjimin e rrugës së lirisë drejt vendosjes së themeleve të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Pas këtyre zhvillimeve të vrullshme gjeopolitike, Shqipëria u trajtua si pjesë e rëndësishme e konceptit të Washingtonit për ndërtimin e një Europe të pandarë, të lirë dhe në paqe. Objektivi amerikan ishte i qartë në mbështetjen e ndërtimit të insititucioneve të konsoliduara, sundimin e shtetit të së drejtës, ekonominë e tregut funksionale, çka do të mundësonte pranimin e Shqipërisë në familjen Euro-Atlantike.

Përgjatë tre dekadave të tranzicionit, SHBA-të konsiderohen si nxitësi më i rëndësishëm dhe më me ndikim në proceset demokratizuese të Shqipërisë, për shkak të mbështetjes së pazëvendësueshme politike, diplomatike dhe ushtarake.

Mirënjohja jonë është e pakufijshme për rolin vendimtar të SHBA-ve për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, avancimin e të drejtave të shqiptarëve si një faktor i rëndësishëm stabiliteti në Maqedonin e Veriut, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës. Falë ndihmës dhe mbështetjes së pakursyer të SHBA-ve, Shqipëria u bë anëtare e NATO-s.

Mirëpo thellimi i bashkëpunimit strategjik dypalësh nevojitej të materializohej me një kuadër cilësor politik duke e sjell në një nivel të ri marrëdhënien mes nesh. Për mua si ministër i punëve të jashtme, ishte moment krenarie firmosja e Deklaratës së Partneritetit Strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Washington, më 20 Prill 2015. Ky dokument përbën gurin e themelit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit strategjik Shqipëri-SHBA dhe fokusohet në partneritetin mes dy vendeve në planin global, rajonal dhe atë dypalësh.

Historia njëqind vjeçare diplomatike mes nesh na mëson se faktori njerëzor përcaktoi anën e duhur të historisë, sikurse me pa të drejtë na vendosi në armiqësi jo natyrale apo distancë dëmtuese me pasoja për interesin kombëtar për disa dekada.

Kjo marrëdhënie një shekullore, e jetuar në vetëm gjysmë shekulli pranë njëri tjetrit ka qenë bekim për ne. Por, mbështetja amerikane nuk zëvendëson pronësinë që ne duhet të demonstrojmë për reformat shtetkonsoliduese. Reformat e vërteta që sjellin mirëqënie për qytetarët janë rruga e sigurtë për çimentimin e një marrëdhënie strategjike e të sinqertë, në respekt të ndërsjelltë mes dy kombeve tona, për shekujt që vijnë.

Tags: Ditmir BushatiSHBAshqiperi

TË LIDHURA

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat
Bota

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat

15:28 | 06/08/2022
Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)
Bota

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

15:13 | 06/08/2022
Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore
Bota

Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

15:05 | 06/08/2022
Next Post
Marrëveshja me Rusinë, ja kur do largohen anijet me grurë

Marrëveshja me Rusinë, ja kur do largohen anijet me grurë

Gjykata e Kievit ul dënimin për ushtarin e dënuar rus

Gjykata e Kievit ul dënimin për ushtarin e dënuar rus

“Krim dhe ndëshkim” i Dostojevskit, 8 gjëra që nuk i dinit

“Krim dhe ndëshkim” i Dostojevskit, 8 gjëra që nuk i dinit

JU REKOMANDJOMË

Qeveria vendos lirimin e përkohshëm të burgosurve, ja kush përfiton

Qeveria vendos lirimin e përkohshëm të burgosurve, ja kush përfiton

2 vjet ago
Ronaldo ‘trishton’ tifozët e Juves, ja kush është goli më i bukur në karrierë

Ronaldo ‘trishton’ tifozët e Juves, ja kush është goli më i bukur në karrierë

4 vjet ago
Vrau fqinjin para 22 vitesh për motive pronësie, arrestohet, në Vlorë, autori

Vrau fqinjin para 22 vitesh për motive pronësie, arrestohet, në Vlorë, autori

5 vjet ago
Trupat amerikane mbeten në Siri për kohë të pacaktuar

Trupat amerikane mbeten në Siri për kohë të pacaktuar

4 vjet ago




TË FUNDIT

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat
Bota

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat

by Mar Si
15:28 | 06/08/2022
0

Ukrainasit sfidues po martohen në numër më të madh, ndërsa lufta vazhdon. Në Kiev, 9.120 martesa u...

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

15:13 | 06/08/2022
Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

15:05 | 06/08/2022
Inteligjenca britanike zbulon çfarë pritet të ndodhë në Ukrainë

Inteligjenca britanike zbulon çfarë pritet të ndodhë në Ukrainë

14:32 | 06/08/2022
Binjakët e parë të bashkuar që janë ndarë, zbulojnë lidhjen pothuajse të mbinatyrshme

Binjakët e parë të bashkuar që janë ndarë, zbulojnë lidhjen pothuajse të mbinatyrshme

14:06 | 06/08/2022

Tirana Today


© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : wearedope.com