Rigels Topi, 30 vjeç nga qyteti i Elbasanit është shoqëruar që prej ore 23 të mbrëmjes së djeshme nga policia e Elbasanit. Deri në këto momente që po flasim e mbajnë të shoqëruar në komisariatin e Elbasanit arsyeja sepse ka sharë kryeministrin.
Burime kofidenciale bëjnë me dije se ndalimi i të riut është kryer pasi ky i fundit kishte ofenduar në rrjetin social facebook Kryeministrin Edi Rama.
Familja, e cila pret me ankth daljen e të afërmit të tyre është e shqetësuar pasi nuk i japin asnjë shpjegim. Mësohet se të riut i kanë sekuestruar telefonin./ Syri.net