Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

OBSH: Shkalla e infeksioneve me Covid-19 në botë drejt rekordeve të reja

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se rastet e reja me COVID-19 po rriten globalisht në nivele shqetësuese. Infeksionet po dyfishohen çdo javë me një ritëm që po i afrohet nivelit më të lartë të infeksioneve që nga fillimi i pandemisë.

OBSH-ja tha se gjatë javës së kaluar u shënuan 541.960 raste të reja.

Në një konferencë virtuale në selinë e agjencisë në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vendet që kishin shmangur deri tani infeksione në shkallë të gjerë, tani po përballen me ritme të larta të përhapjes së sëmundjes.

Ai solli si shembull rastin e Papua Guineas së Re, e cila deri në fillim të këtij viti kishte raportuar më pak se 900 raste me COVID-19 dhe vetëm nëntë vdekje, ndërsa tani ka raportuar më shumë se 9,300 raste dhe 82 vdekje.

Zoti Tedros tha se megjithëse ky është një numër i vogël në krahasim me vendet e tjera, shkalla dramatike e shtimit të infeksioneve të reja e shqetëson OBSH-në për potencialin e një epidemie më të madhe në Papua Guinenë e Re. Ai tha se në fund të muajit të kaluar OBSH-ja filloi shpërndarjen e vaksinave në këtë vend dhe këtë javë kanë mbërritur në vend tre ekipe mjekësore për situatat urgjente nga Australia, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania.

Shefi i OBSH-së tha se Papua Guinea e Re është një shembull i shkëlqyer se pse barazia në qasje tek vaksinat është kaq e rëndësishme.

Zoti Tedros tha se ky vend është mbështetur për të siguruar vaksinat tek dhurimi i dozave nga Australia dhe programi COVAX i mbështetur nga OBSH-ja. Deri më sot, COVAX-i ka dërguar rreth 40 milionë doza në më shumë se 100 vende të botës, ose të mjaftueshme për të imunizuar rreth 0.25% të popullsisë globale./VOA/

Tags: COVID-19infeksioneOBSHrritje

TË LIDHURA

Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil
Bota

Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil

09:21 | 06/12/2025
Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve
Bota

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

08:31 | 06/12/2025
Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes
Bota

Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

21:10 | 05/12/2025
Next Post
Australi/ Mori vaksinën AstraZeneca, vdes nga mpiksja e gjakut 48-vjeçarja

Australi/ Mori vaksinën AstraZeneca, vdes nga mpiksja e gjakut 48-vjeçarja

Politika në Shqipëri e Ballkan: Biznes në vend të programit e ideologjisë?

Politika në Shqipëri e Ballkan: Biznes në vend të programit e ideologjisë?

Habit Agron Duka: Nuk e di a do më votojë gruaja (Arsyeja)

Habit Agron Duka: Nuk e di a do më votojë gruaja (Arsyeja)







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025




TË FUNDIT

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho
Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

by mirseda
10:08 | 06/12/2025
0

Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit marrin sot një tjetër...

Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil

Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil

09:21 | 06/12/2025
Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

08:31 | 06/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

21:53 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com