Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

OBSH: Pabarazitë në vaksinimin global po bëhen të qarta

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
OBSH: Pabarazitë në vaksinimin global po bëhen të qarta

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të premten se 75% e të gjitha vaksinave për COVID-19 në të gjithë botën janë injektuar në vetëm 10 vende, ndërsa gati 130 vende nuk kanë bërë asnjë vaksinë.

Në konferencën e zakonshme për shtyp të agjencisë në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u tha gazetarëve se në shkallë globale numri i vaksinave tani është më i lartë se numri i infeksioneve të raportuara me COVID-19.

Ai tha se në thelb ky është një lajm i mirë dhe një arritje e jashtëzakonshme në një afat kaq të shkurtër kohor. Por ka pothuajse 130 vende me 2.5 miliardë njerëz gjithsej që nuk kanë dhënë asnjë dozë të vetme vaksine.

Zoti Tedros tha se disa vende më të pasura tashmë kanë vaksinuar pjesë të mëdha të popullsisë së tyre me rrezikshmëri më të ulët sëmundjeje të rëndë ose vdekjeje.

Kreu i OBSH-së tha se e pranon që të gjitha qeveritë kanë detyrimin të mbrojnë njerëzit e tyre, por ai tha se pasi vendet e pasura të kenë vaksinuar popullatat e tyre më të rrezikuara prioritare – punonjësit e linjës së parë shëndetësore dhe të moshuarit – mënyra më e mirë që ato vende të mund të mbrojnë pjesën tjetër të popullsisë së tyre është të ndajnë vaksinat që teprojnë në mënyrë që vendet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

“Sa më shumë kohë që duhet për të vaksinuar ata që janë më të rrezikuar kudo, aq më shumë mundësi i japim virusit të shndërrohet në variante të reja dhe të bëhet rezistent ndaj vaksinave”, tha zoti Tedros, duke shtuar se nëse virusi nuk luftohet kudo, ai mund të ringjallet globalisht.

Një mënyrë për t’i bërë vendet më të varfëra më pak të varura nga vendet më të pasura është rritja e prodhimit të vaksinave në të gjithë botën, shtoi ai, duke vënë në dukje se si ndërmarrja farmaceutike shumëkombëshe Sanofi njoftoi se do të vinte në dispozicion infrastrukturën e saj të prodhimit për të mbështetur prodhimin e vaksinës Pfizer / BioNTech.

Zoti Tedros u bëri thirrje kompanive të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

“Ne inkurajojmë të gjithë prodhuesit të ndajnë të dhënat dhe teknologjinë e tyre për të siguruar qasje globale, të barabartë tek vaksinat”./VOA/

Tags: COVID-19OBSHpabarazivaksinimi

TË LIDHURA

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

22:17 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore
Bota

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë
Bota

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Next Post
Partizani ngushton diferencën me Vllazninë, Tirana  merr fiton e 2-të radhazi

Partizani ngushton diferencën me Vllazninë, Tirana merr fiton e 2-të radhazi

Itali: Mafia urdhëron ambulancat të mos përdorin sirenat, ja arsyeja

Itali: Mafia urdhëron ambulancat të mos përdorin sirenat, ja arsyeja

Pagoi mijëra paund për në Britani, policia kap shqiptarin në shtëpinë e barit

''Shumica janë shqiptarë''/ Policia britanike jep alarmin për shtëpitë e barit







JU REKOMANDOJMË

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com