Partizani ngushton diferencën me Vllazninë, Tirana merr fiton e 2-të radhazi

Partizani ia ka dalë të përfitojë nga humbja e Vllaznisë duke e ngushtuar diferencën me shkodranët kryesues në 6 pikë, pasi sot kanë mposhtur 1-2 Bylisin.

Ballshiotët humbën një penallti para se Çinari të kalonte në avantazh të kuqtë po me 11-metërsh. Më tej, dyfishoi Tedi Cara para se Carkanji të vuloste shifrat përfundimtare.

Ndërkohë tre pikët këtë javë ka marr edhe Tirana e Orges Shehit, që ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Skënderbeun.

Golat për bardheblutë u realizuan nga Taulant Seferi dhe Hoxhallari.