Në një konferencë për shtyp në Gjenevë, Kreu i OBSH, Tedros Ghebreyesus theksoi se koronavirusi është pandemia më e ashpër me të cilën janë përballur ndonjëherë.
Ghebreyesus u shpreh se në 6 javët e fundit numri i personave të prekur nga virusi pothuajse është dyfishuar.
Rikujtojmë se edhe në Shqipëri situata paraqitet shqetësuese.
Muajt e fundit ka pasur një rritje të numrit të viktimave dhe të të infektuarve me COVID-19. Situatë e ngjashme paraqitet edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.