Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

OBSH bën thirrje për solidaritet në të gjithë botën

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
OBSH bën thirrje për solidaritet në të gjithë botën

Duke vënë në dukje se disa vende evropiane po përgatiten të lehtësojnë kufizimet për të ndalur përhapjen e koronavirusit, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të hënën u bëri thirrje vendeve që “të vazhdojnë të gjejnë, izolojnë, testojnë dhe trajtojnë të gjitha rastet”.

Duke folur në konferencën e tij të rregullt me gazetarët në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se rënia e numrit të rasteve të reja të koronavirusit sigurisht që është një shenjë e mirë.

Megjithatë, ai paralajmëroi se pandemia nuk ka mbaruar. Zoti Ghebreyesus vuri në dukje prirjet në rritje të rasteve me koronavirus në Evropën Lindore, Afrikë, Amerikën Latine dhe në disa pjesë të Azisë.

Drejtori i OBSH-së gjithashtu shprehu shqetësim se disa nga përpjekjet për të ndalur përhapjen e COVID-19, siç janë mbyllja e kufijve, kanë rezultuar në mungesa të vaksinave dhe trajtimeve për sëmundje të tjera, dhe shërbimet rutinore të imunizimit për sëmundjet si gripi po pakësohen ose mbyllen.

Zoti Ghebreyesus bëri thirrje për solidaritet në të gjithë botën për të ndalur përhapjen e koronavirusit.

Ai tha se nëse njerëzit nuk janë të bashkuar, virusi do të shfrytëzojë përçarjet midis individëve dhe do të vazhdojë të krijojë probleme të mëdha, duke çuar në rritjen e numrit të viktimave. Ai tha se çdo jetë është e çmuar.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins numri i raportuar i të infektuarve me Covid-19 në në të gjithë botën ka arritur në mbi 3 milionë.

Numri real i infeksioneve mendohet të jetë shumë më i lartë sepse shumë njerëz nuk janë testuar, dhe studimet sugjerojnë se njerëzit mund të infektohen pa treguar simptoma të sëmundjes. /Voa

Tags: botaOBSHsolidaritetthirrje

TË LIDHURA

Qendra kontrolli, nëndetëse e anije/ SHBA: Kemi goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran
Bota

Irani ka mohuar se ka lëshuar ndonjë raketë drejt Turqisë

10:42 | 05/03/2026
Nëse Irani lëshon 10 raketa drejt Izraelit dhe edhe vetëm njëra prej atyre raketave godet
Bota

Nëse Irani lëshon 10 raketa drejt Izraelit dhe edhe vetëm njëra prej atyre raketave godet

10:40 | 05/03/2026
“Askush nuk dëshiron të luftojë për Izraelin!” ndërsa policia e ngriti dhe e nxori jashtë sallës.
Bota

“Askush nuk dëshiron të luftojë për Izraelin!” ndërsa policia e ngriti dhe e nxori jashtë sallës.

10:39 | 05/03/2026
Next Post
Mos e besoni po deshët/Futbollistët nuk do kenë të drejtë të pështyjnë në fushë

Mos e besoni po deshët/Futbollistët nuk do kenë të drejtë të pështyjnë në fushë

Bie aksidentalisht nga pema, humb jetën fotografi në Elbasan

Bie aksidentalisht nga pema, humb jetën fotografi në Elbasan

Spanjë/ 301 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Spanjë/ 301 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Vota e Berishës dhe Topallit kundër shkarkimit të Spiropalit, reagon Topalli: E bëra gabimisht,
Aktualitet

Vota e Berishës dhe Topallit kundër shkarkimit të Spiropalit, reagon Topalli: E bëra gabimisht,

by mirseda
12:01 | 05/03/2026
0

Parlamenti votoi me 83 vota pro dhe 2 kundër shkarkimin e Elisa Spiropalit si ministre e Jashtme....

“Bidon, herë ma sillnin me ilaçe të pira dhe papira”, Noka: E keni zegjinizuar këtë parlament

“Bidon, herë ma sillnin me ilaçe të pira dhe papira”, Noka: E keni zegjinizuar këtë parlament

11:39 | 05/03/2026
“Po i dilni zot Belindës se jeni pengje!”, Berisha: Lubia çështje ndërkombëtare!

“Po i dilni zot Belindës se jeni pengje!”, Berisha: Lubia çështje ndërkombëtare!

11:25 | 05/03/2026
“Do e vizitoni Belindën në burg?”, Berisha-mazhorancës: Do votoni kokëulur të shkojë në qeli

“Do e vizitoni Belindën në burg?”, Berisha-mazhorancës: Do votoni kokëulur të shkojë në qeli

11:05 | 05/03/2026
Nga shkarkimet, te emërimet/ Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në qeverinë Rama

Nga shkarkimet, te emërimet/ Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në qeverinë Rama

10:58 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com