Mos e besoni po deshët/Futbollistët nuk do kenë të drejtë të pështyjnë në fushë

Pandemia ka ndryshuar edhe botën e futbollit. Rregullat e përditshmërisë do duhet që të zbatohen me rigorozitet edhe në fushë nga ana e futbollistëve.

Lojtarët nuk duhet që ti japin dorën njëri-tjetrit, e po kështu të mos pështyjnë në fushën e lojës. Pështyma mund të ndëshkohet me karton të verdhë, pasi qëndron në fushë për orë të tëra, dhe rrezikon përhapjen e COVID-19.

Lajmin në fjalë e ka konfirmuar edhe kryetari i Komitetit Mjekësor të FIFA-s. “Pështyma në fushë është jo higjenike, dhe një mënyrë e mirë për të përhapur virusin. Kjo është një nga arsyet pse duhet të kemi shumë kujdes para se të fillojmë përsëri”, është shprehur ai. Në këtë formë, futbollistëve u duhet që të mësohen me këtë fakt, për të frenuar veten kur u vjen për të nxjerrë sekrecionet e tyre.