Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Objektivi i Metës: Këshillat bashkiake, e jo kryebashkiakët

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Eduard Zaloshnja

Kur Meta bëri marrveshje me Berishën për zgjedhjet lokale të 2011-ës, ky i fundit i la hapur fushën për kryebashkiakë në disa bashki. Por sinergjia elektorale nuk funksionoi mirë në terren – kandidatët e Metës për kryebashkiakë morën ndjeshëm më pak vota se sa kishin marrë partitë e koalicionit së bashku në zgjedhjet paraardhëse parlamentare. (Ky fenomen nuk u konstatua në bashkitë ku koalicioni u përfaqësua nga kandidatët e PD-së). Dështimi më i spikatur i sinergjisë elektorale u regjistrua në Elbasan, ku kandidati i Metës mori vetëm treçerekun e votave që kishte marrë gjithsej koalicioni dy vite më parë…

Kur Meta bëri marreveshje me Ramën për zgjedhjet lokale të 2015-ës, ky i fundit i la hapur fushën për kryebashkiakë në disa bashki. Por sinergjia elektorale nuk funksionoi mirë në terren – kandidatët e Metës për kryebashkiakë morën ndjeshëm më pak vota se sa kishin marrë partitë e koalicionit së bashku në zgjedhjet paraardhëse parlamentare. (Ky fenomen nuk u konstatua në bashkitë ku koalicioni u përfaqësua nga kandidatët e PS-së). Dështimi më i spikatur i sinergjisë elektorale u regjistrua në Pogradec, ku kandidatja e Metës mori vetëm treçerekun e votave që kishte marrë gjithsej koalicioni dy vite më parë…

Në marrëveshjen aktuale me Berishën për zgjedhjet lokale, Meta i ka lënë krejt hapur fushën PD-së për kryebashkiakët, në këmbim të garancisë së kryesimit të këshillave bashkiakë atje ku këshilltarët e tij do të përcaktojnë shumicën. (Në marrëveshje shkruhet shprehimisht: Këshillat Bashkiake, si institucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë, në rastet kur këshilltarët e kësaj të fundit rezultojnë përcaktues në sigurimin e shumicës në këta këshilla.)

Bazuar në përvojën jo fort të mirë të 2011-ës dhe 2015-ës (të kandidatëve të tij për kryebashkiakë), Meta ka vendosur të fokusohet në garën për këshillat bashkiakë, ku partitë e vogla kanë patur historikisht rezultate shumë më të mira se në garat për deputetë.

Kështu, në zgjedhjet e 2015-ës (zgjedhjet e fundit kompetitive lokale), LSI-ja mori 16.6% të votave për këshillat bashkiake, ndërkohë që dy vjet më parë kishte marrë vetëm 10.5% të votave për deputetë. PDIU-ja mori 3.8% të votave për këshillat bashkiakë, ndërkohë që dy vjet më parë kishte marrë vetëm 2.6% të votave për deputetë. E kështu me rradhë. Në ato zgjedhje, PS-ja mori vetëm 25.7% të votave për këshillat bashkiakë dhe PD-ja vetëm 20.3%. Plot 54% të votave për këshilla bashkiakë i morën partitë e vogla (shihni grafikun shoqërues).

Në zgjedhjet lokale të 2011-ës, LSI-ja mori 7.5% të votave për këshillat bashkiake, ndërkohë që dy vjet më parë kishte marrë vetëm 4.8% të votave për deputetë. PDIU-ja mori 4% të votave për këshillat bashkiakë, ndërkohë që dy vjet më parë kishte marrë vetëm 1% të votave për deputetë. E kështu me rradhë. Në ato zgjedhje, PS-ja mori vetëm 27.6% të votave për këshillat bashkiakë dhe PD-ja vetëm 21.1%. Plot 51.3% të votave për këshilla bashkiakë i morën partitë e vogla (shihni grafikun shoqërues).

Po përse partitë e vogla dalin kaq mirë në zgjedhjet lokale?

Në zgjedhjet lokale, votuesit plotësojnë dy fleta votimi – një për kryetarin e bashkisë dhe një për këshillin bashkiak. E gjithë vemendja e mediave dhe partive të mëdha përqendrohet tek gara për kryebashkiakë, e për rrjedhojë, votuesit i japin pak rëndësi fletës së dytë – asaj për këshillat bashkiakë. Duke e ditur këtë, kandidatët për këshilltarë bashkiakë të partive të vogla punojnë në mënyrë kapilare për të mbledhur vota në komunitetin, fisin dhe rrjetin shoqëror të tyre. Me pak qindra vota mund të zgjidhesh këshilltar bashkiak, nëse je në krye të listës së një partie të vogël. Nga ana tjetër, duhen mijëra vota për t’u zgjedhur deputet i një partie të vogël…

Sidoqoftë, në fund të ditës (kur shpallen rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve lokale), partitë e vogla trumbetojnë rritjen e peshës së tyre elektorale në shkallë vendi, bazuar në votat gjithsej që kanë marrë për këshilla bashkiakë. (Në fletën e votimit për këshillat bashkiakë janë emrat e partive, e jo listat e kandidatëve të secilës prej tyre.) Dhe në qoftë se këshilltarët e partive të vogla janë përcaktues për shumicën në disa këshilla bashkiakë, rritet edhe pesha e tyre politike.

Në rastin e PL-së, Meta pretendon se këshilltarët e tij do të përcaktojnë shumicën në disa këshilla bashkiakë të rëndësishëm. Dhe në këtë rast, atij do t’i jepet e drejta të caktojë emrat për kryetarë këshillash atje. Gjë që mund ta rrisë edhe më tej peshën politike të partisë së tij.

Kuptohet, nëse e arrin këtë objektiv elektoral…

Tags: Eduard ZaloshnjaMetaZgjedhjet

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Hidhen projektet e reja në platformën e parë dhe të vetme crowdfunding në Shqipëri, Smile.al

Qeveria rrit me 68% fondet për forcat e l*ftës, 87 mln euro më shumë më 2023 për Ministrinë e Mbrojtjes

Tjetërsimi i pronave në bregdetin e Shëngjinit/ Apeli dënon me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Lezhës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com