Presidenca ka reaguar ashpër ndaj akuzave të parashtruara nga ana e kryeministrit Rama, se Ilir Meta ishte pjesë e marrëveshjes së Paktit Detar.
Reagimi i Metës është përcjellë nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi, i cili shprehet se Meta ishte në opozitë ditën kur u nënshkrua marrëveshja në Tiranë, në prani të dy kryeministrave Karamanlis dhe Berisha, nga dy ministrat e Jashtëm, Dora Bakojanis dhe Lulzim Basha. Blushi shkruan se kreu i qeverisë Rama, është një mashtrues ordiner.
Statusi
Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet.
Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.
I kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në 27 prill 2009.
O TYÇ GËNJESHTAR: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë.
Mashtrimi është vesi i tij!
Vesi del me shpirtin!
https://www.facebook.com/blushited/posts/10158734022367760