E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Aksidenti i Ahmetajt/Rama: S’merrem me survejime në vrimën e çelësit

Kreu i qeverisë Edi Rama, është pyetur sot në konferencën për media në lidhje me aksidentin e shumëpërfolur të ministrit Arben Ahmetaj, për të cilin u tha se ishte në një makinë me biznesmenin Mirel Mërtiri.

Rama nuk ka dhënë aspak detaje, madje foli shkurt dhe prerë. Ai tha se nuk merret me survejime në vrimën e çelësit, por për të ka rëndësi çështja e plehrave.

“Refuzoj të përgjigjem, se unë nuk merrem me survejime në vrimën e çelësit, se kush udhëton me kë, dhe se kush është bashkëshortja e kujt, nuk është kjo detyra ime.

E vetmja gjë që mund t’iu them është që të shihni gjendjen e plehrave, procedurat nuk janë punët e mija.

Unë shoh vetëm rezultatin. Një gjë u them se shpifjet, sajesat, më shumë se këtë herë nuk kanë qenë ndonjëherë bashkë, përballë një investimi modern. Janë të verbuar”, përfundoi ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...