Kreu i Shtetit, Ilir Meta, kujton sot heroin e demokracisë, Azem Hajdari, në 22-vjetorin e vrasjes së tij.
Meta ka vendosur kurorë me lule në memorialin për nder të heroit të demokracisë, në qendër të Tiranës, ndërsa ka dhënë edhe një mesazh, ku shprehet se “vepra e Azemit frymëzon në çdo kohë”.
Presidenti shkruan se Azemi përmbysi regjimin, prandaj shqiptarët duhet të realizojnë ëndrrën për një Shqipëri europiane.
Statusi
Vepra e Azem Hajdarit frymëzon në çdo kohë!
Nderimi më i madh për Liderin e Lëvizjes Studentore që përmbysi regjimin më totalitar të kontinetit dhe për mijëra shqiptarë të sakrifikuar në emër të lirisë dhe demokracisë është të realizojmë ëndrrën për një Shqipëri plotësisht europiane.
“Shqipëria si gjithë Europa” edhe më aktuale pas 30 vitesh!
O TANI O KURRË!
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3342450939134489