Nuk mbanin maskat, gjobiten 619 persona

Policia e Shtetit vijon kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse.

Në 24 orët e fundit, janë gjobitur me 3.000 secili, 619 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.

Nga data 15 tetor, mbajtja e maskës u bë e detyrueshme në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Situata epidemiologjike e Covid-19 në vend vijon të mbetet kritike, teksa në orën 16:00, pritet raportimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit.