E diel, 22 Maj, 2022
20.5 C
Tirana

‘Nuk jam më 17 vjeç’, Jonida Maliqi flet për marrëdhënien me Romeo Veshajn

Këngëtarja Jonida Maliqi ka riaprovuar romancën që ka me aktorin Romeo Veshaj, por në të njëjtën kohë është shprehur se nuk dëshiron që të nxitohet. Në një rrëfim ndryshe në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek “E Diela Shqiptare”, këngëtarja foli për ndarjen nga bashkëshorti.

Por ajo në të njëjtën kohë tha se zemra e saj është plot, por duhet të hedhë hapa të sigurtë. Këngëtarja e njëkohësisht moderatorja, tha se tashmë e ka mbështetjen e një mashkulli, por nuk duhet të nxitohet, kjo edhe për shkak të moshës.

Pjesë nga biseda:

Ardit Gjebrea: Do doje të kishe një mashkull në jetën tënde, sepse mashkulli është një mbështetje apo jo?

Jonida Maliqi: Pa dyshim që kam nevojë për një mashkull në krah, mendoj që çdo femër ka nevojë të ketë një mashkull në krah. Do doja të kisha një shtyllë ku të mbështetesha, një përqafim të ngrohtë, dua shumë duke qenë natyrë emocionale. Dua të jap shumë dashuri dhe të jap shumë dashuri, sepse dashuria të jep shumë energji dhe të bën pozitiv. Nuk i them kurrë jo dashurisë.

Ardit Gjebrea: Është, do vijë, je në këtë moment, e ke?

Jonida Maliqi: Është, padyshim që është, por më duhet të jem e kujdesshme, nuk duhet të nxitohem.

Ardit Gjebrea: Pse?

Jonida Maliqi: Nuk dua të lëndoj askënd, edhe nuk jam më 17 vjeç.

Ardit Gjebrea: Ka mbi 20 vite që njihemi dhe sa mirë më vjen të të dëgjoj kur flet kështu dhe sa shumë je rritur.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Avokatja e Johnny Depp bëhet personazh në internet

Miliona shikues anembanë globit po ndjekin betejën ligjore midis Johnny Depp dhe Amber Heard, dhe ndërsa drama shpaloset, një yll i ri ka dalë...

Lija e majmunit: Koha për t’u shqetësuar apo për ta injoruar?

Deri më tani, lija e majmunëve ishte mjaft e parashikueshme. Shtëpia natyrore e virusit janë kafshët e egra, të cilat në fakt mendohet se...

Anthony Albanese fiton zgjedhjet, zgjidhet kryeministri i Australisë

Anthony Albanese do të bëhet kryeministri i parë i vendit, nga një prejardhje jo anglo-keltike. Një nga politikanët më jetëgjatë të Australisë, ai thotë se...

A u dekonspirua operacioni i SPAK? Gledis Nano paralajmëron goditjet e radhës

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka konfirmuar se operacioni i SPAK është ende në proces. Teksa është pyetur nëse operacioni "Plumbi i...

Rusia ndalon furnizimin me gaz në Finlandë

Rusia ka konfirmuar mëngjesin e sotëm se ka ndaluar furnizimin me gaz për Finlandën, përshkallëzimi i fundit i një mosmarrëveshjeje për pagesat e energjisë...