Gjykata ka lënë në burg Leonard Bashalliu, i cili qëlloi për vdekje Ylber Xhahysën në Peqin në 8 qershor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në fshatin Gjocaj, ku Bashalliu qëlloi me 4 plumba mbi Xhahysën, duke e lënë të vdekur.
Leonard Bashaliu ka thënë para gjykatës se viktima e ka dhunuar dhe fyer. “Nuk do ta kisha vrarë, por më ka dhunuar dhe fyer”, ka deklaruar para gjykatës, ku ka dalë për të rivlerësuar masën e sigurisë.
Pas konfliktit verbal, Leonardi qëlloi me pistoletë në drejtim të Ylberit, duke e lënë këtë të fundit fillimisht të plagosur. Më pas 44-vjeçari u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Autori dhe viktima kanë qenë të përfshirë në një konflikt 5 vite më parë, pasi Xhahysa i ka gërvishtur makinën Bashalliut, ndërsa ka qenë pikërisht kjo ngjarje e së shkuarës për të cilën ata u konfliktuan edhe ditën e ngjarjes.
Viktima dhe autori u konfliktuan fillimisht verbalisht, por që më pas degradoi edhe në përdorimin e dhunës, ku ata e goditën njëri-tjetrin me karrige e gota. Më pas Leonard Bashalliu ka nxjerrë armën duke qëlluar mbi Ylber Xhahysën, dhe duke e lënë atë të vdekur.