E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

“Shtatë nxënës u kapën me celularë”, maturantët në protestë për matematikën

Sikundër ishte njoftuar një ditë më parë, maturantët kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit dhe kanë bllokuar “Rrugën e Durrësit”. Gjithçka mori shkas nga vështirësia që kanë hasur në provimin e djeshëm, atë të matematikës, ku pretendojnë se ishte tejet i vështirë. Po sipas tyre, niveli i vështirësisë ishte i lart, i pabazuar në literaturën. “Pyetjet nuk përputheshin me modelin e nxjerrë”, shprehen maturantët.

Të rinjtë paralajmërojnë bojkot të testit të radhës, nëse kërkesat e tyre nuk dëgjohen. Më konkretisht, kërkesa e tyre lidhet pikërisht me uljen e pikëzimit, pasi sipas tyre, provimi ishte shumë i vështirë.

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA), ka përcjellë sot detajet për provimin e matematikës. Përfaqësuesit e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, theksuan se provimi nuk ka qenë i nivelit të vështirë. Sipas tyre, teza kishte raste nga jeta e përditshme, pyetje të cilat maturantët i kanë konsideruar si të vështira.

QSHA tha se provimet janë në procesin e korrigjimit, ndërsa të gjitha fletët që janë kapur me kopje nuk do të korrigjohen. Dy përfaqësueset deklaruan se gjatë provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë, janë kapur me aparat celular brenda provimit 7 maturantë, tezat e të cilëve nuk do të merren parasysh, edhe nëse janë të plotësuara.

“Shtatë prej maturantëve deri më tani janë identifikuar si shkelës të rregullave të provimit të maturës. Ata janë kapur me celular brenda provimit, dhe teza e tyre nuk do të korigjohet dhe nuk do të merret parasysh, edhe nëse i kanë plotësuar të gjitha. Jemi ende në proces e sipër për korigjimin e fletëve”, thanë përfaqësueset e QSHA-së.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Punonjësit e Ferrokromit në Burrel pa pension, VKM nuk përcakton profesionet

Punonjësit e Ferrokromit në Burrel ankohen në Fiks Fare se nuk po mundet të zgjidhin problemin që kanë hasur me pensionin. Duke u cilësuar si...

Zyrtare/ Barcelona dhe Juventus përballen më 8 gusht në ”Camp Nou”

Barcelona dhe Juventusi do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në datën 8 gusht. Lajmi është konfirmuar nga klubi italian, përmes një njoftimi në rrjetet...

Shtatorja e Sali Butkës/ Hajdari: Vështirësi në finalizimin e projektit

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari teksa ka folur për përurimin e shtatores së patriotit të madh shqiptar, Sali Butka, është shprehur se finalizimi i...

Shpejtësia në rrugë, një marrëzi që duhet ndalur

Nga Luan Rama Mendohej përgjithësisht se aksidenti i rëndë që ndodhi më 25 qershor të këtij viti në autostradën Fier – Vlorë, pra vetëm një...

Sfidat e gazetarëve në zonat me kriminalitet të lartë në Shqipëri

Raimond Kola, Zëri i Amerikës Disa zona me kriminalitet të lartë në Shqipëri përbëjnë një sfidë për raportimin e lajmeve. Gazetarët thonë se shpesh ndihen...