E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Maturantët në protestë, ministrja Kushi zbulon vendimin që ka marrë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka shprehur mbështetjen ndaj maturantëve që protestojnë për testin e matematikës, ku ka ka sqaruar se nëse rezulton që niveli i vështirësisë është më i lartë se sa është parashikuar, do të rishikohet shpërndarja e pikëve. Ministrja sqaron me anë të një postimi në Facebook, se kërkesat e maturantëve protestues janë duke u rishqyrtuar. Në këto çaste janë duke vlerësuar me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës.

Postimi i plotë:

Të dashur maturantë,

Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës. Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.

Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!

Maturantët po protestojnë për provimin e djeshëm të matematikës. Ata ndihen të zhgënjyer pasi teza ishte tepër e vështirë, dhe jashtë programit që ata kanë zhvilluar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bashkia merr pronësinë e Teatrit/ Budina: Meta dhe Basha të mos heshtin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka protestuar ndaj vendimit të qeverisë për t’i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Regjisori...

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...